Disidenti
Ekonomi

Toka me grurë do të subvencionohet me 474 euro për hektar, patatja me 654 euro për hektar

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka vazhduar aktivitetin e tij në terren ku ka vizituar prodhuesit vendor të cilët me punën e tyre të palodhshme, mundohen që konsumatorëve vendorë dhe jo vetëm t’u ofrojnë produkte të freskëta për tryezat e tyre.

Edhe Sadik Abiti nga fshati Pestovë i Komunës së Vushtrrisë, është njëri prej tyre, i cili kultivon rreth 11 hektarë me patate dhe 10 hektarë me grurë.

Gjatë vizitës nëpër fermën e tij, i shoqëruar nga Abiti, ministri Faton Peci pa nga afër veprimtarinë e tij ditore dhe bashkëbiseduan rreth risive të përkrahjes përmes Programit për Pagesa Direkte – Subvencioneve për vitin 2022, për subvencionimin e naftës dhe inputeve për plehërim pranveror si për kulturën e patates ashtu edhe për grurin.

“Bujqit e ndershëm e punëtorë si Sadiku janë baza e zhvillimit të sektorit të bujqësisë; e ne duke patur shembuj të tillë, krijojmë politika që favorizojnë bujqit meritorë e faqebardhë”, shtoi Ministri Peci.

Ndryshe, përmes Programit të Pagesave Direkte këtë vit nënsektori i grurit do të subvencionohet me 474 Euro për hektar, ndërsa patatja me 654 Euro për hektar.

Rriten çmimet këtë vit në Shqipëri, deri në 15-30%

Disidenti.net

Lufta në Ukrainë rrit çmimet për hotele dhe restorante në Kosovë: Zvogëlohen dasmat dhe listat e të ftuarve

Disidenti.net

‘Fluturojnë’ çmimet në Kosovë – buka, vaji, qumështi dhe rryma me rritjen më të madhe

Disidenti.net
Disidenti

Toka me grurë do të subvencionohet me 474 euro për hektar, patatja me 654 euro për hektar