Disidenti
Ekonomi

Shatri: Rritja reale e çmimeve është 40 për qind, paga 500 euro shpenzohet për artikujt e shportës

0Shares

Ish-ministri i Financave, Haki Shatri beson se inflacioni në Kosovë ka shkuar në 40 për qind dhe jo 20 për qind siç proklamon Banka Botërore. Sipas tij, paga mesatare në Kosovë është pagë e konsumit.

“90 për qind e popullsisë që marrin një pagë që sillet diku tek 500 euro tërë pagën mujore e shpenzojnë për të blerë artikuj të shportës. Kur e analizojmë tek ndryshimi i çmimit del se artikujt e shportës janë më shtrenjtë sesa 20 për qindëshi i publikuar nga Banka Botërore që i njëjti është proklamuar me inflacion prej 20 për qind”, tha Shatri.

Ndërkaq Shatri vlerëson rritje të lartë edhe sa i përket çmimeve për investime kapitale.

“Realisht rritja e çmimeve aktuale është 40 për qind dhe po ashtu kemi rritje të çmimeve bazë që janë për investime kapitale si hekuri, betoni, rryma, bakri e të tjera”, tha ai.

Ish-ministri mendon se paga e pandryshuar që nga viti 2020 nuk ka vlerën e njëjtë tani.

“Të gjitha këto nënkuptojnë se vlera reale e një page të pandryshuar nga viti 2020 deri sot është shumëfish me e ulët. Më pak artikuj mund të blej një konsumator me pagën e njëjtë sesa në vitin 2020”, tha Shatri.

S’ka krizë për diasporën kosovare: për 9 muaj, remitencat arrijnë 916 milionë euro

Disidenti.net

Euro barazon dollarin

Disidenti.net

Ngritet për 2 euro çmimi i çajit në Kosovë, këto janë çmimet e produkteve bazike

Disidenti.net