Disidenti
Ekonomi

Rriten çmimet këtë vit në Shqipëri, deri në 15-30%

Mbi 1 milionë shtetas të huaj kanë hyrë në Shqipëri nga janari deri në fund të muajit prill, duke regjistruar një rritje prej 42.2% në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Ky gjallërim i turizmit, është premtues edhe për një sezon të suksesshëm veror, që sipas operatorëve të sektorit do kalojë shifrat rekord të 2019-ës.“2 vitet e pandemisë duhen përjashtuar nga krahasimet dhe në raport me 2019 unë besoj se do të jemi më mirë. Mund të ishim shumë më mirë nëse nuk do të kishim luftën në Ukrainë. Por në përgjithësi do të jetë më mirë”, pohon operatori turistik Besnik Vathi.

“Në qershor, korrik dhe gusht pritet një dyndje masive në bregdet, po ashtu po rriten vizitorët edhe në zonat malore.

Thuajse të gjitha hotelet e jugut janë të rezervuara për korrik-gusht, ndërsa aktualisht janë 70% e kapaciteteve të zëna”, thotë operatori turistik Xhimi Lamaj.

Pritshmëritë e larta të operatorëve janë rritur sidomos pas finales së zhvilluar në Tiranë, Romë-Feyenoord, që cilësohet marketingu më i mirë i vendit.

“Çdo ngjarje, çdo event ndërkombëtar sidomos këto që kanë peshë të madhe në opinionin publik janë me efekte të mëdha në turizmin e një vendi”, thotë Vathi.

“Ishte një event i jashtëzakonshëm për Shqipërinë, dhe përveç fitimit momental që mund të kenë marrë hotelet, baret apo operatorët turistik, ishte një marketing i jashtëzakonshëm për Shqipërinë që uroj të zgjasë”, pohon Lamaj.

Vetëm nga fluksi i tifozëve gjatë ditëve të ndeshjes, operatori turistik Xhimi Lamaj, thotë se fitimi mund të jetë deri në 170 milionë euro.

“Tifozët ishin konsumator që shpenzuan goxha. Nëpër lokale nuk pati çmime të ekzagjeruara. Nuk ka ende një përllogaritje të fitimeve të ekonomisë por mendohet tek 150-170 milionë euro vetëm tek shpenzimet që kanë bërë në vend”, thotë Lamaj.

Ofertat turistike këtë vit sipas operatorëve turistikë janë nga 15 deri në 30% më shtrenjtë se vjet, si pasojë e çmimeve të rritura në tërësi.

“Ka një rritje të ofertave për shkak se janë shtrenjtuar të gjitha. Rritja është nga 15-30% në krahasim me vitin e kaluar”, pohon Lama.

Shtrenjtimi i naftës i liron rrugët e Kosovës

Disidenti.net

Rreth 43 mijë qytetarë ikën nga Kosova gjatë vitit 2021

Disidenti.net

Mullistët me lajm të mirë: Gruri e mielli pritet të lirohen

Disidenti.net
Disidenti

Rriten çmimet këtë vit në Shqipëri, deri në 15-30%