Disidenti
Shkencë

Uji i shiut përmban kimikale kancerogjene, ka gjetur studimi

Edhe në pjesët më të largëta të botës, niveli i të ashtuquajturave “përgjithmonë kimikale” në atmosferë është bërë aq i lartë saqë uji i shiut tani është “i pasigurt për t’u pirë”, sipas udhëzimeve të reja të cilësisë së ujit.

“Përgjithmonë kimikale” janë një grup produktesh të rrezikshme të prodhuara nga njeriu, të njohura si PFAS, që do të thotë substanca perfluoroalkil ose polifluoroalkil, disa prej të cilave janë të lidhura me kancerin tek njerëzit, shkruan The Independent.

Në dekadat e fundit ato janë përhapur globalisht përmes rrjedhave ujore e oqeaneve, dhe si rezultat, tani mund të gjenden në ujërat e shiut dhe borës edhe në vendet më të largëta të Tokës, nga Antarktida – në Rrafshnaltën Tibetiane, kanë thënë studiuesit.

Vlerat udhëzuese për PFAS në ujin e pijshëm, ujërat sipërfaqësore dhe tokat janë rishikuar në mënyrë dramatike për shkak të kuptimit më të madh të toksicitetit të tyre, dhe kërcënimeve që ato paraqesin për shëndetin dhe botën natyrore.

Ndryshimet nënkuptojnë se nivelet e këtyre kimikaleve në ujin e shiut “tani janë kudo mbi nivelet udhëzuese”, sipas studiuesve nga Universiteti i Stokholmit dhe universiteti ETH Cyrih.

“Ka pasur një rënie të habitshme në vlerat udhëzuese për PFAS në ujin e pijshëm në 20 vitet e fundit,” tha Ian Cousins, autori kryesor i studimit dhe profesor në Departamentin e Shkencave Mjedisore në Universitetin e Stokholmit.

“Për shembull, vlera udhëzuese e ujit të pijshëm për një substancë të mirënjohur në klasën PFAS, përkatësisht acidin perfluorooctanoic që shkakton kancer (PFOA), është ulur me 37.5 milionë herë në SHBA.

“Bazuar në udhëzimet më të fundit të SHBA-së për PFOA në ujin e pijshëm, uji i shiut kudo do të gjykohej i pasigurt për t’u pirë. Megjithëse në botën industriale ne nuk pimë shpesh ujë shiu, shumë njerëz në mbarë botën presin që ai të jetë i sigurt për t’u pirë dhe ai furnizon shumë nga burimet tona të ujit të pijshëm”, tha profesor Cousins.

Për të studiuar prevalencën e këtyre kimikaleve, ekipi i Universitetit të Stokholmit ka kryer punë laboratorike dhe në terren mbi praninë atmosferike të PFAS për dekadën e fundit.

© KOHA.

 

E tepron Zeka: Mos të ishte NATO e Hovenier, policët e Njësisë Speciale ishin vra një nga një në veri

Disidenti.net

Njëzet pyetjet e mëdha në shkencë

Disidenti.net

Shkenca thotë se ata që zbukurojnë bredhin para kohe, janë më të lumtur

Disidenti.net
Disidenti

Uji i shiut përmban kimikale kancerogjene, ka gjetur studimi