Disidenti
Lajme

Sot i jepet lamtumira e fundit 16-vjeçarit që u qëllua nga tezaku polic në Istog

0Shares

Familja Kameraj nga Istogu sot i jep lamtumirën e fundit djalit 16-vjeçar, i cili vdiq në QKUK pas disa ditësh trajtim që kur u plagos nga tezaku polic, raporton Gazeta Sinjali.

Në njoftimin e familjes thuhet se Getuarti do të varroset në varrezat e fshatit Uçë, nga ora 18:00.

“Ju njoftojmë se ka ndërruar jetë djali, nipi, vëllau jonë Getuart Kameraj. Varrimi i me te dashurit tone do te organizohet sot (ora 18:00). Varrimi bëhet në varrezat e fshatit Uçë (tek vorret e mdhaja).”

16-vjeçari vdiq në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej si pasojë plagëve të rënda që i mori nga arma e zjarrit që rreth 10 ditë.

Ditën kur u plagos i mituri, zyrtari policor Fatjon Hoti ishte arrestuar dhe suspenduar nga detyra.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net