Disidenti
Ekonomi

“Qetësohen” tregjet: Bie çmimi i naftës pas lajmit për tërheqje të trupave ruse nga kufiri me Ukrainën

0Shares

Çmimet e naftës dolën nga nivelet më të larta të shtatë viteve dhe ranë gati 2.5% këtë mëngjes pasi Rusia tha se disa nga trupat e saj në kufirin me Ukrainën do të ktheheshin në bazë, transmeton Reporteri.net.

BBC raporton se në WTI amerikane rënia ka qenë 2.7 përqind, apo 92.88 dollarë për gallon, pas shenjave se tensionet gjeopolitike por ulen.

Lajmet të mira në këtë drejtim kishte edhe nga Londrës.

Gjatë ditës BBC raportoi se Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka deklaruar se do të tërheqë një pjesë të trupave nga kufiri me Ukrainën.

Vendimi ka ardhur sipas autoriteteve ruse pasi forcat e ushtrisë kanë përmbushur stërvitjet që vijonin prej disa javësh.

Rusia kishte pozicionuar rreth 130,000 trupa pranë kufirit të Ukrainës, duke përfshirë rreth 30,000 trupa që merrnin pjesë në stërvitjet ushtarake në Bjellorusi. /Reporteri.net

Shatri: Rritja reale e çmimeve është 40 për qind, paga 500 euro shpenzohet për artikujt e shportës

Disidenti.net

S’ka krizë për diasporën kosovare: për 9 muaj, remitencat arrijnë 916 milionë euro

Disidenti.net

Euro barazon dollarin

Disidenti.net