Disidenti
Ekonomi

Përveç rrymës, u shtrenjtuan edhe drutë e peleti – këto janë çmimet krahasuar me vitin e kaluar

0Shares

Këtë vit, Kosova po përballet me rritje të madhe të çmimeve në sektore dhe produkte të ndryshme.

Sipas statistikave të fundit të ASK-së, çmimi i lëndëve djegëse të ngurta si “dru zjarri” dhe “peleti”, janë shtrenjtuar për 12,7 përqind krahasuar me vitin e kaluar.

“…energji elektrike (12.3%) – (ngritja e çmimit të energjisë elektrike është për shkak se në periudhën janar – maj 2021 ishte për 0.0061 centë më e lirë sipas Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike Covid -19, Nr. 07/L-016 neni 15); gaz (19.8%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (12.7%)”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

Përveç druve dhe peletit në Kosovë janë rritur edhe çmimi i produkteve ushqimore duke filluar nga buka, pemët e perimet, kafja, çaji, vajrat e yndyrat.

Në anën tjetër, norma e inflacionit janar 2022 krahasuar me janarin e vitit 2021 është 7.1 përqind.

Shatri: Rritja reale e çmimeve është 40 për qind, paga 500 euro shpenzohet për artikujt e shportës

Disidenti.net

S’ka krizë për diasporën kosovare: për 9 muaj, remitencat arrijnë 916 milionë euro

Disidenti.net

Euro barazon dollarin

Disidenti.net