1. Nga çka është krijuar universi?
Astronomët përballen me një enigmë të hatashme: çka e përbën atë 95% të universit për të cilën nuk dihet. Atomet, grimcat prej të cilave përbëhet çdo gjë përreth nesh, përbëjnë vetëm 5% të tërësisë. Gjatë 80 vjetëve të fundit është vënë në diskutim se pjesa e mbetur ka të ngjarë të jetë e përbërë nga dy ‘përbërës’: materia e errët dhe energjia e errët. E para, e vërjetur për herë të parë në vitin 1993, vepron si ‘ngjitës’ i padukshëm mes galaktikave dhe grumbujve të tyre. Sa i përket energjisë së errët, e hetuar në vitin 1998, ka kontribuar me shpejtësi të madhe në mundësinë për zgjerimin e njohurve në lidhje me të kuptuarit e universit. Astronomët mbase janë në prag të identifikimit përfundimtar të këtyre dy ndërvepruesve të padukshëm.
2. Si filloi jeta?
Katër miliardë vjet më parë, filloi një përzierje në supën primordiale. Disa kimikate të thjeshta u bashkuan dhe krijuan jetën: u shfaqën molekulat e para të afta për të riprodhuar vetveten. Ne njerëzit evolucionalisht jemi të lidhur me ato molekula të hershme biologjike. Por si u rregulluan spontanisht kimikatet bazë të pranishme në Tokën e hershme në diçka që i ngjan jetës? Si e kemi marrë ADN-në? Si dukeshin qelizat e para? Më shumë se gjysmë shekulli pasi kimisti Stanley Miller propozoi teorinë e tij të “supës primare”, ne ende nuk mund ta gjejmë atë se si ndodhi kjo. Disa thonë se jeta filloi në zonat e nxehta pranë vullkaneve, të tjerë supozojnë se e gjitha nisi nga meteoritët që goditën oqeanet.
3. A jemi të vetëm në univers?
Astronomët kanë hulumtuar nëpër vendet ku uji mund të ketë krijuar jetën, filluar nga Evropa, Marsi i sistemit tonë diellor e deri te planetët që ndodhen shumë vit-dritë larg. Radioteleskopët e vënë në qarkullim në vitin 1977 na dhanë një sinajl që do mund të ishte ‘dërguar’ nga ndonjë alien. Tani, astronomët e kanë të mundur t’i skanojnë atmosferat e ‘botëve’ të huaja, në kërkim për të gjetur oksigjen dhe ujë. Dekadat e ardhshme premtojnë një kohë emocionuese në mundësinë për ‘gjueti alienësh’ në afro 60 miliardë planëtë potencionalisht ekzistent vetëm në Rrugën e Qumështit.
4. Çka është ajo që na bën njerëz?
Të bazuarit vetëm në ADN – nuk të ndihmon gjë, gjenomi i njeriut është 99% i njëjtë me atë të shimpanzes, dhe për më tepër, 50% me atë të bananes. Sidoqoftë, ne kemi trurin me të madh se shumica e gjallesave tjera – gjithsesi, jo më të madhin, por të përbërë nga shumë neurone, thënë më saktë, tre herë më shumë neurone sesa gorilla p.sh. Të gjitha ‘gjërat’ që ne dikur i shihnim shumë ‘gjeniale’ të vetja, të tilla si: të komunikuarit, përdorimi i gjymtyrëvë, aftësia për ta njohur veten në pasqyrë – janë parë edhe te kafshët tjera. Ndoshta është kultura dhe efekti i saj i ndërdijshëm në gjenet tona (dhe e anasjellta) – që na bën të ndryshëm. Shkencëtarët mendojnë se të ushqyerit dhe aftësia për të ndezur zjarrin kanë ndikuar në rritjen e trurit tonë. Po ka mundësi që aftësitë për vetëkontroll dhe për të fituar njohuri e dije, e kanë bërë të veten, duke e bërë kështu këtë planet – planet të njerëzve.
5. Çfarë është vetëdija?
Ne ende nuk jemi vërtet të sigurt. Dihet se vetëdija ka të bëjë me rajone të ndryshme të trurit të lidhura së bashku dhe jo me një pjesë të vetme të tij. Sikur të mund ta kuptonim se cilat pjesë të trurit janë të përfshira dhe si funksionon qarku nervor, do të arrinim në gjetjen e asaj që shfaqet si vetëdije, diçka për të cilën mund të ndihmojnë inteligjenca artificiale dhe përpjekjet për të krijuar një neuron të trurit nga një neuron tjetër. Pyetja më e vështirë, më filozofike është se përse çdo gjë duhet të jetë e ndërgjegjshme në radhë të parë. Një sugjerim i mirë është që duke integruar dhe përpunuar shumë informacione, si dhe duke u fokusuar dhe përqendruar në vend që të reagojmë ndaj inputeve shqisore që na bombardojnë, ne mund të dallojmë midis asaj që është reale dhe asaj që nuk është dhe të imagjinojmë skenarë të shumtë që në të ardhmen na ndihmojnë të përshtatemi dhe të mbijetojmë.
6. Pse ëndërrojmë?
Ne kalojmë rreth një të tretën e jetës sonë duke fjetur. Duke marrë parasysh sa kohë harxhohet gjatë këtij procesi, mund të mendoni se dini gjithçka për të. Por shkencëtarët janë ende në kërkim të një shpjegimi të plotë se pse ne flemë dhe posaçërisht pse ëndërrojmë. Abonentët e pikëpamjeve të Sigmund Frojdit besonin se ëndrrat ishin shprehje e dëshirave të paplotësuara, shpesh seksuale, ndërsa të tjerët supozojnë që ëndrrat nuk janë gjë tjetër veçse shkrepje të rastësishme të trurit gjatë fjetjes. Studime të ndryshme mbi kafshët dhe përparimet në imazhimin e trurit na kanë çuar në një kuptim më kompleks, që sugjeron se ëndrrat mund të luajnë një rol në kujtesën, të mësuarit dhe emocionet. Minjtë, për shembull, është treguar se i përsërisin përvojat e tyre të zgjimit, teksa janë në ëndrra, me sa duket duke i ndihmuar ata të zgjidhin detyra komplekse të tilla si ‘gjetja’ nëpër labirint.
7. Pse ka gjëra?
Realisht ju nuk do duhet të ishit këtu! “Lënda” nga e cila jeni bërë është materia, e cila ka një homolog të quajtur antimaterie, prej të cilës e dallon vetëm ngarkesa elektrike. Kur materia dhe antimateria ‘takohen’, ato “zhduken” që të dyja, duke u shndërruar në një shkreptimë energjie. Teoritë tona më të mira sugjerojnë se shpërthimi i madh krijoi sasi të barabarta të të dyjave, që do të thotë se e gjithë materia duhet të ketë hasur qysh atëherë homologun e saj antimaterien, duke e lënë universin kështu të mbushur vetëm me energji. Me siguri natyra ka njëfarë anësimi të lehtë ndaj materies, përndryshe ju nuk do të ekzistonit. Studiuesit po analizojnë të dhënat nga eksperimentet si Përplasësi i Madh i Hadronit, duke u përpjekur të kuptojnë pse, me supersimetri dhe neutrino, si dy pretendentët kryesorë.
8. A ekzistojnë edhe universe të tjera?
Universi ynë është një vend shumë i çuditshëm. Vetëm provoni t’i ndryshoni disa prej cilësive të tij dhe shihni sesi jeta bëhet e pamundur. Në përpjekje për të zbërthyer këtë problem të “rregullsisë se imët”, fizikanët po i drejtohen gjithnjë e më shumë nocionit të universeve të tjera. Nëse ka një numër të pafund të tyre në një “multivers”, atëherë çdo kombinim i cilësimeve do të ‘luhej’ diku dhe, natyrisht, ju e gjeni veten në univers ku jeni në gjendje të ekzistoni. Mund të tingëllojë e çmendur, por provat nga kozmologjia dhe fizika kuantike po e përkrahin këtë mendim.
9. Ku ta lëmë gjithë këtë karbon?
Për disa qindra vite të fundit, ne kemi mbushur atmosferën me dioksid karboni – duke e çliruar atë përmes djegies se lëndëve fosile, që dikur ‘e mbanin’ karbonin nën sipërfaqen e Tokës. Tani duhet ta kthejmë të gjithë atë karbon, ose të rrezikojmë pasojat e një klime jashtëzakonisht të nxehtë. Por si ta bëjmë? Një ide është ‘ta varrosni’ atë në fushat e vjetra të naftës dhe gazit. Një tjetër është ‘ta fshehni’ në fund të detit. Por ne nuk e dimë se sa kohë do të qëndrojë atje, apo cilat mund të jenë rreziqet. Ndërkohë, ne duhet të mbrojmë rezervat natyrale, të tilla si pyjet dhe moçalet, dhe të fillojmë të prodhojmë energji në një mënyrë që të mos shkaktojmë dëme edhe më shumë.
10. Si të marrim sa më shumë energji nga Dielli?
Zvogëlimi i furnizimeve me lëndë djegëse fosile do të thotë se ne kemi nevojë për një mënyrë të re për të fuqizuar planetin tonë. Ylli ynë më i afërt ofron më shumë se një zgjidhje të mundshme. Tashmë jemi duke shfrytëzuar energjinë e Diellit për të prodhuar energji diellore (solare). Një ide tjetër është përdorimi i energjisë së rrezeve të Diellit për ta ndarë ujin në pjesët përbërëse të tij: oksigjen dhe hidrogjen, të cilat mund të ofrojnë një lëndë djegëse të pastër për makinat e së ardhmes. Shkencëtarët po punojnë gjithashtu për një zgjidhje energjetike që varet nga rikrijimi i proceseve që ndodhin brenda vetë yjeve – ata po ndërtojnë një makinë për shkrirje bërthamore. Shpresojmë se këto zgjidhje mund t’i plotësojnë nevojat tona për energji.
11. Çfarë është kaq e çuditshme te numrat e thjeshtë?
Fakti që ju mund të blini në mënyrë të sigurtë në internet është falë numrave të thjeshtë – ato shifra që mund të ndahen. Kriptimi i çelësit publik, përkatësisht zemra e tregtisë në internet, përdor numrat kryesorë për të modësuar kodet e afta për ta fshehur informacionin tuaj nga sytë kureshtarë. E megjithatë, pavarësisht rëndësisë së tyre fundamentale në jetën tonë të përditshme, numrat e parë mbeten një enigmë. Një model i dukshëm brenda tyre – hipoteza e Riemann-it, ka nxitur disa nga mendjet më të ndritura në matematikë për shekuj me radhë. Megjithatë, deri më tani, askush nuk ka qenë në gjendje të zbusë çuditshmërinë e tyre. Ta bësh këtë, thjesht mund ta ‘prishësh’ internetin.
12. Si i mundim bakteret?
Antibiotikët janë një nga mrekullitë e mjekësisë moderne. Zbulimi fitues i çmimit Nobel i Sir Alexander Fleming-ut ishte një ilaç me të cilin u luftuan disa nga sëmundjet më vdekjeprurëse dhe u bënë të mundura disa operacione, transplante dhe kimioterapi. Megjithatë, kjo ‘trashëgimi’ është në rrezik, ngase në Evropë rreth 25,000 njerëz vdesin çdo vit nga bakteret rezistente ndaj shumë ilaçeve. Megjithatë, keqpërdorimet e antibiotikëve për dekada të tëra vetëm sa e kanë përkeqësuar situatën. Rreth 80% e antibiotikëve në SHBA shkon për të ‘nxitur’ rritjen e kafshëve në fermë. Fatmirësisht, ardhja e sekuencës së ADN-së po na ndihmon të zbulojmë antibiotikë që kurrë nuk e dinim se mund të prodhonin baktere. Përkundër metodave novatore, nëse tingëllojnë bruto, të tilla si transplantimi i baktereve “të mira” nga materia fekale dhe kërkimi i baktereve të reja në thellësi të oqeaneve, ne jemi ende ballë për ballë në këtë ‘betejë’, me këta organizma 3 miliardë vjet më të vjetër se ne.
13. A mund të vazhdojnë kompjuterët ‘të rriten’ më shpejt?
Tabletat tanë dhe telefonat inteligjentë janë minikompjuterë që përmbajnë më shumë fuqi llogaritëse sesa që i është deshtë astronautëve për të shkuar në Hënë në 1969-ten. Por nëse duam të vazhdojmë të rrisim sasinë e fuqisë kompjuterike që mbajmë në xhepat tanë, si do ta bëjmë këtë? Shkencëtarët po shqyrtojnë materiale të reja, si fletët e holla të karbonit atomik – grafen, si dhe sisteme të reja siç është llogaritja kuantike.
14. A do të mund të shërohet kanceri ndonjëherë?
Përgjigja e shkurtër është jo. Jo një sëmundje e vetme, por një grup prej qindra sëmundjesh, mes tyre kanceri, kanë ekzistuar që nga dinozaurët dhe, duke qenë i shkaktuar nga gjenet e fijeve të kashtës, rreziku prej kancerit është i lidhur me të gjithë ne. Sa më gjatë të jetojmë, aq më shumë ka gjasa që diçka të shkojë keq, në çfarëdo mënyre. Sepse kanceri është ‘i gjallë’ – gjithnjë i aftë për të mbijetuar. Megjithatë, edhe pse tepër e ndërlikuar, nëpërmjet gjenetikës ne po mësojmë gjithnjë e më shumë se çfarë e shkakton atë, si përhapet dhe si të përmirësohemi në trajtimin dhe parandalimin e tij. Dhe dijeni këtë: gati gjysma e të gjithë kancereve – 3.7 milionë në vit, janë të parandalueshëm; andaj: lini duhanin, pini dhe hani në mënyrë të moderuar, qëndroni aktiv dhe shmangni ekspozimin e tejzgjatur në diellin e mesditës.
15. Kur mund të kemi një shërbëtor robot?
Robotët tashmë mund të shërbejnë pije dhe të mbajnë valixhe. Robotika moderne mund të na ofrojë një “staf” robotësh të specializuar individualisht: ata përgatisin porositë tuaja për dërgesë, në Amazon p.sh, marrin qumështin prej lopëve tuaja, rendisin emailin tuaj dhe ju rangojnë në terminalin e caktuar të aeroportit. Por një robot me të vërtetë “inteligjent” kërkon që ne ta pikasim inteligjencën artificiale. Pyetja e vërtetë është se a do ishit në gjendje ta linit një robot në shtëpi, vetëm me gjyshen tuaj që ka nevojë për kujdes. Dhe meqë Japonia synon që deri në vitin 2025 të ketë ndihmës robotikë që kujdesen për të moshuarit e saj, duhet edhe ne të fillojmë ta vrasim mendjen për këtë.
16. Çfarë ka në fund të oqeanit?
Nëntëdhjetë e pesë për qind e oqeanit është i paeksploruar. Çfarë ka atje poshtë? Në vitin 1960, Don Walsh dhe Jacques Piccard udhëtuan shtatë milje poshtë, në pjesën më të thellë të oqeanit, në kërkim të përgjigjeve. Udhëtimi i tyre i shtyu kufijtë e përpjekjeve njerëzore, por u dha atyre vetëm një paraqitje të shkurtër të jetës në fund të tij. Është kaq e vështirë të shkosh në fund të oqeanit, saqë në pjesën më të madhe detyrohemi të dërgojmë automjete pa pilotë, si skautë. Zbulimet që kemi bërë deri më tani, nga peshqit e çuditshëm si fuçi, me kokën e tyre transparente, deri te një trajtim i mundshëm për Alzheimerin, që mund të arrihet nga krustacet, paraqesin një pjesë e vogël e botës së çuditshme të fshehur poshtë dallgëve.
17. Çfarë ka brenda një vrime të zezë?
Është një pyetje që nuk i kemi ende mjetet për t’iu përgjigjur. Relativiteti i përgjithshëm i Ajnshtajnit thotë se kur një vrimë e zezë krijohet nga një yll masiv që kolapson, ajo vazhdon të ‘tkurret’ derisa të formojë një pikë paskajshmërisht të vogël dhe pafundësisht të dendur, të quajtur singularitet. Por në shkallë të tilla, fizika kuantike ndoshta ka diçka tjetër për të shtuar. Me përjashtim të faktit se relativiteti i përgjithshëm dhe fizika kuantike nuk kanë qenë kurrë më ‘të bashkuara’, kjo për dekada i ka rezistuar të gjitha përpjekjeve për të vënë harmoni mes tyre. Megjithatë, një ide e kohëve të fundit e quajtur M-Teoria, mbase mund ta shpjegojë një ditë qendrën e padukshme të një prej krijimeve më ekstreme të universit.
18. A mund të jetojmë përgjithmonë?
Ne jetojmë në një kohë të mahnitshme: po fillojmë të mendojmë për “plakjen” jo si për një fakt të jetës, por si për një sëmundje që mund të trajtohet dhe mundësisht të parandalohet, ose të paktën të shtyhet për një kohë shumë të gjatë. Njohuritë tona për atë që na bën të plakemi dhe çfarë i lejon disa kafshë të jetojnë më gjatë se të tjerat, po zgjerohen me shpejtësi. Dhe megjithëse nuk i kemi përpunuar plotësisht të gjitha detajet, të dhënat që po mbledhim rreth dëmtimeve të ADN-së, ekuilibrit të plakjes, metabolizmit dhe fitnesit, plus gjenet që e rregullojnë këtë – po plotësojnë një tërësi që potencialisht mund të na sigurojë ilaçe trajtimi. Por pyetja e vërtetë nuk është se si do të jetojmë më gjatë, por si do të jetojmë mirë më gjatë. Dhe duke qenë se shumë sëmundje, si diabeti dhe kanceri, janë kryesisht sëmundje të pleqërisë, trajtimi i plakjes mbase mund të jetë çelësi i trajtimit të tyre po ashtu.
19. Si do ta zgjidhim problemin e popullsisë?
Numri i njerëzve në planetin tonë është dyfishuar në më shumë se 7 miliardë që nga vitet 1960 dhe pritet që deri në vitin 2050 të kemi të paktën 9 miliardë njerëz. Ku do të jetojmë të gjithë dhe si do të prodhojmë mjaftueshëm ushqim dhe karburant për popullsinë tonë gjithnjë në rritje? Ndoshta ne mund t’i dërgojmë të gjithë në Mars ose të fillojmë të ndërtojmë blloqe apartamentesh nën tokë. Ne madje mund të fillojmë të ushqehemi me mish të rritur në laborator. Këto mund të duken si zgjidhje fantastiko-shkencore, por ne do të duhet të fillojmë t’i marrim ato më seriozisht.
20. A është i mundur udhëtimi në kohë?
Udhëtarët e kohës tashmë ecin mes nesh. Falë teorisë së relativitetit special të Ajnshtajnit, astronautët që orbitojnë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, e përjetojnë kalimin e kohës më ngadalë. Me atë shpejtësi efekti është i vogël, por rrit shpejtësinë dhe shih që efekti do të jetë që një ditë njerëzit do mund të udhëtojnë mijëra vjet në të ardhmen. Natyra duket sikur ‘i pëlqen’ më pak njerëzit që kthehen në të kaluarën, megjithatë disa fizikanë kanë sajuar një plan të përpunuar për të gjetur një mënyrë për ta bërë këtë – anijet kozmike. Madje këto mund të përdoren për t’i bërë vetes një dhuratë në ditën e Krishtlindjes, ose për t’iu përgjigjur disa prej pyetjeve të shumta që na rrethojnë, në lidhje me fshehtësitë më të mëdha të universit.