Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj, shkruan pas ofendimeve që Lista Serbe ia bëri kryeministrit Kurti, se Vetëvendosja e kishte kallur Kosovën duke kërkuar dorëheqjen e Jabllanoviqit.
Gecaj shkruan:
Si zakonisht, LVV paskan shkruar diçka por nuk paskan thënë bash asgjë … ata duhet të na shpjegojnë përse lideri i tyre i frikohet Listës Serbe … a jeni ju të njëjtit të cilët e kallët Kosovën flakë duke kërkuar dorëheqjen e Jabllanoviqit … Goran Rakiq ua ka ofenduar rëndë kryeministrin dhe rrjedhimisht ka ofenduar të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, pasi që kryeministri do të duhej, së paku nominalisht, të përfaqësonte tërë popullin … ai që shkarkoi Agim Veliun bash për asgjë, nuk e merr guximin ta bëjnë të njëjtën ndaj vartësit të tij Rakiq, i cili liderin suprem e etiketoi si aktor, gënjeshtar, e hipokrit … po e përsëris, Isa Mustafa kishte shkarkuar tre ministra nga Lista Serbe … por duket ashiqare se Albin Kurtit ja kanë gjetë hallin dhe i kanë zbuluar gjenin e frikacakut!