Disidenti
Lajme

Zvicër: Luajti rolin e policit, “humori” i kushtoi kosovarit 4 mijë e 600 franga

Një burrë nga Kosova para disa muajsh e kishte bërë një veprim të çmendur.

30 vjeçari i cili jeton në Zvicër në kantonin e Thurgaut vendosi që ta luante rolin e policit.

Ai vendosi ta luajë rolin e policit.

Ngjarja kishte ndodhur në muajin tetor të vitit 2021, rreth orës 03:00 të mëngjesit.

Por, kjo shaka i ka kushtuar atij hiç më pak se 4 mijë e 600 franga zvicerane (mbi 4 mijë e 500 euro).

Si kishte ndodhur ngjarja e tetorit 2021?

Kosovari së bashku edhe me një person tjetër i kishte kontrolluar gjashtë të rinj të cilët po udhëtonin me veturën e tyre të markës “Volkswagen Touareg”.

Më 30 tetor, i akuzuar teksa po udhëtonte me shoqëruesin e tij e kishin vërejtur se ishte ndaluar një makinë në zonë e pushimit.

Makina ishte e llojit “Chevrolet” dhe brenda saj ndodheshin gjashtë të rinj nga Zvicra dhe Lichenstein-i.

Mosha e tyre ishte nga 18 deri në 20 vjet.

Kosovari kishte vendosur spontanisht që t’ua bënte “kontrollin” e alkoolit atyre dhe disa prej tyre dukeshin qartë se ishin të dehur.

Shoku i 30 vjeçarit nga Kosova, iu kishte kërkuar dokumentet e identifikimit.

30 vjeçari siç raportohet nga mediat zvicerane e kishte zotëruar një pajisje që e mat sasinë e alkoolit.

Por, kur “të ndaluarit” i fryjnë pajisjes rezultati doli zero-zero.

Më pas ai iu kishte treguar atyre se kjo ishte një shaka dhe ua kishte kthyer dokumentet personale,

Latifi kritikon Ramën për mbeturinat: Thua se nuk vjen nga Londra por nga Somalia – Shpendi do të duket yll

Disidenti.net

900 mijë euro i morën pa shkuar në punë, kush janë personat që i gjeti auditori?

Disidenti.net

“Kosova e pagoi me gjak lirinë”, fjalimi i fuqishëm i Mandl në Parlamentin Evropian

Disidenti.net
Disidenti

Zvicër: Luajti rolin e policit, “humori” i kushtoi kosovarit 4 mijë e 600 franga