Vendi është tronditur sot pas një vrasje që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit ku 31 vjeçari Visart Cengu nga Shqipëria mbeti i vrarë dhe u palgos edhe një 27 vjeçar.
I dyshuar për këtë është Dibran Hoxhaj i njohur me nofkën Kobra. Krimi ndodhi në afërsi të lokalit të tij “Kobra City”.
Siç raporton Kallxo.com përpos armës së krimit e cila është zhdukur dhe ende nuk është gjetur, nga lokali i natës “Kobra City” janë zhdukur edhe kamerat e sigurisë.
Policia nuk ka arritur të gjejë asnjë material filmik të ngjarjes, pasi punëtorët janë arsyetuar se kamerat nuk punojnë pasi të njëjtat ishin marrë nga policia rreth një vit më parë.