Disidenti
Lajme

Zëvendësministri i Ministrisë së Drejtësisë vizitoi Qendrën Korrektuese në Dubravë dhe Qendrën e Paraburgimit në Pejë

0Shares

Zëvendësministri i Drejtësisë z. Blerim Sallahu së bashku me këshilltaren politike të ministres, znj.Valëza Sadriu, u takuan me drejtorin e Qendrës Korrektuese të Dubravës z. Ismajl Dibrani, dhe ushtruesin e detyrës së drejtorit të Qendrës së Paraburgimit në Pejë z. Jeton Mehmetaj.

Në këto takime zëvendësministri Sallahu u njoftua nga afër me punën dhe sfidat me të cilat ballafaqohen institucionet e sipër përmendura.

Me fokus të veçantë u diskutua rreh nevojave dhe kërkesave të të burgosurve, ato të shërbyesve korrektues dhe ndryshimet e nevojshme në këto institucione të cilat krijojnë pengesa për funksionimin efikas të brendshëm.

Zëvendësministri Sallahu u zotua se Ministria e Drejtësisë do të adresojë secilën kërkesë të ngritur gjatë këtyre diskutimeve, dhe se do të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të zgjidhur sa më parë problemet me të cilat ballafaqohen institucionet korrektuese, të burgosurit dhe shërbyesit korrektues.

Sot i jepet lamtumira e fundit 16-vjeçarit që u qëllua nga tezaku polic në Istog

Disidenti.net

Koci lajmërohet nga Serbia: Isha në morg, prej orësh jam në stacion policor të Lloznicës

Disidenti.net

Arrestohet Ujkan Metaj i arratisuri nga Dubrava, kapet në fshatin e tij

Disidenti.net