Disidenti
Lajme

Zemaj thotë se është punuar me muaj për t’u siguruar vaksinat që arrijnë sot

0Shares

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, pas njoftimit se sonte do të arrijnë 24 mijë vaksina të Astra-Zenecas nëpërmjet mekanizmit COVAX, ka thënë se më në fund po arrihet qëllimi për të cilin është punuar me muaj të tërë.

Zemaj ka thënë se rrugëtimi ka qenë i vështirë pasi Kosova nuk është në OBSH apo BE. Ai ka thënë se është negociuar privatisht edhe me kompanitë, por se ka pasur edhe kontakte me shtetet e mëdha.

“Përpjekjet tona si shtet, asnjëherë nuk janë ndalur për të arritur deri te ky qëllim i cili tashmë po realizohet. Që nga muaji korrik 2020, si Ministër i Shëndetësisë dhe Qeveri e Kosovës, bashkë edhe me Komisionin negociues të Kosovës për sigurimin e vaksinës kundër Covid-19 dhe Grupin punues për definimin e nevojave për vaksinën kundër Covid-19, kemi filluar aktivitetet për të siguruar vaksinën sa më shpejtë në disa drejtime, duke përfshirë aplikimin përmes mekanizimit global COVAX në njërin drejtim dhe kontaktimin me shtete partnere dhe drejtpërdrejt me kompani prodhuese të vaksinave kundër Covid-19. Tash po arrihet qëllimi për të cilin kemi punuar me përkushtim me muaj të tërë, në shumë adresa, me shumë përkrahës bashkë me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë. Siç edhe e kemi potencuar, për Republikën e Kosovës, ky rrugëtim ka qenë shumë i vështirë pasi që nuk jemi as pjesë e OBSH-së as e Bashkimit Evropian. Pfizer, Johnson & Johnson, Moderna janë drejtimi tjetër në të cilin jemi angazhuar si shtet, për sigurimin e vaksinave, por gjithashtu kontaktet të vazhdueshme kemi pasur edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Izraelin por edhe me shtetet e Bashkimit Evropian, më ngushtë me Austrinë, nga të cilat pritet përgjigje e shpejtë”, ka shkruar Zemaj në Facebook. Falënderoj qytetarët për durimin që kanë pasur deri më tani, Komisioni për negocimin e furnizimit me vaksina kundër Covid-19, Grupi punues për definimin e nevojave për vaksinën kundër Covid-19 si: Dr. Edita Haxhiu, Dr. Arsim Çavdërbasha, Prof. Dr. Isme Humolli, Prof. Naser Ramadani, Prof. Dr. Lul Raka, Prof. Ariana Kalaveshi, Dr. Diellor Riza, Dr. Valdet Hashani, znj. Dafina Muçaj, z. Ardian Mehmeti, z. Mentor Sadiku, Dr. Bujar Gashi, znj. Bjondina Rexhepi, znj. Afërdita Hoxha dhe kabinetin tim të palodhshëm”.

Zemaj fillimisht kishte thënë se vaksinat e para anti-COVID do të arrijnë në Kosovë në shkurt.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net