Disidenti
Lajme

Zemaj kritikon Qeverinë për menaxhimin e pandemisë: Po e shqyejnë gurmazin në fushata jashtë shtetit

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Zemaj përmes një postimi në Facebook ka akuzuar Qeverinë se ky menaxhim i pandemisë do të mund ta rikthej Kosovën në krizë të ashpër shëndetësore.

“Sot, si çdo ditë e qeverisjes së kësaj Qeverie, dhjetëra jetë të humbura nga Covid-19, numër i madh i të infektuarve, ndërsa qeveria me masa politike pa konsultim me profesionistët e fushës e pa asnjë strategji të uljes së numrit të të infektuarve.

Të ndikuar nga popullizmi i jashtëm e fushatat e Facebook-ut menaxhimi pa motiv e përkushtim me mbikëqyrje selektive, do ta rikthej vendin pas një viti të mundimshëm të menaxhimit të pandemisë, në krizë të ashpër shëndetësore”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Ai po ashtu ka kërkuar që së paku të lexohet e të zbatohet nga Qeveria, Manuali për mborjtjen dhe përhapjes e virusit.

“Derisa po e shqyejnë gurmazin në fushata zgjedhore jashtë shtetit, Qeverisë për situatën shëndetësore në vend, asnjë fjalë nuk i shpëton nga goja.

Lexojeni e zbatojeni së paku Manualin për mbrojtjen dhe përhapjen e virusit Covid 19”, shtoi Zemaj.

Kujtojmë se në 24 orët e fundit janë shënuar 14 viktima dhe 701 raste të reja me COVID-19.

Matoshi: Avdullah Hoti ka qenë kryeministri më i mirë i të gjitha kohërave

Disidenti.net

Zafir Berisha: S’është lajm kur më shihni me armë, por me ndonjë violinë ose flaut

Disidenti.net

Milan Radojçiq: Jam kthyer në Kosovë dhe ju e dini se çfarë do të thotë sepse nga këtu nuk ka kthim prapa

Disidenti.net
Disidenti

Zemaj kritikon Qeverinë për menaxhimin e pandemisë: Po e shqyejnë gurmazin në fushata jashtë shtetit