Gazetari Berat Buzhala ka shpërndarë një deklaratë të Skender Tahirit, komandatit të ministrit të brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili kishte thënë se “Xhelali qëndroi dhjetë ditë në luftë dhe iku”.
Kështu kishe thënë ish-komandanti i tij, Skender Tahiri, i cili ka shtuar se pas këtyre ditëve, Xhelal Sveçla kishte ikur maleve së bashku me refugjatët.
Tahiri pohonte se ministri Sveçla kishte qenë ushtari i UÇK-së në fshatin Klinë, në Skenderaj, përkatësisht në lagjen Baranaj, por më pas ishte bashkuar me kolonën e refugjatëve që po iknin në Shqipëri.
“Ka qenë në kompaninë e tretë në lagjen Baranaj, por ka nejtë vetëm 10 ditë ka dezertu dhe ma nuk e di. U ardhë u lajmëru si ushtarak, i kemi dhënë detyra dhe ka ikë pas 10 ditëve, sa më kujtohet mu”, pati treguar Tahiri.
Për këtë deklaratë ka reguar gazetari Berat Buzhala.
“Qe kush folë për luftën dhe në emën të saj”, shkruan Buzhala, pas postimit të fundit të Xhelal Sveçlës.