Disidenti
Lajme

VV: Ligji i ri për zgjedhje votohet sot, më pas seanca për Presidentin

0Shares

Lëvizja Vetëvendosje kanë konfirmuar se gjatë ditës së sotme do të dërgohet në Kuvend projektligj për amendamentimin e Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme.


Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari ka thënë se ky ligj do të shkojë në procedurë të përshpejtuar në Kuvendin e Kosovës, derisa ka konfirmuar se janë mbledhur nënshkrimet e nevojshme edhe për seancë të jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit, shkruan Reporteri.net.

Kusari Lila ka thënë se në bazë të afateve kohore pas seancës për Ligjin për Zgjedhje, do të thërrasin seancë të jashtëzakonshme për çështjen e presidentit.

“Kemi bërë kërkesën që seancën e jashtëzakonshme ta kemi sot, me temën e vetme amandatimi i Ligjit për Zgjedhje i cili do të shkojë në procedurë të përshpejtuar dhe pastaj në bazë të afateve kohore të shkojmë me një seancë tjetër të jashtëzakonshme për çështjen e presidentit.

Ju informoj se sot ne kemi paraqitur kërkesën për dy kandidatura për president të Kosovës. Kandidatura e parë që ka nënshkrimet e nevojshme është Vjosa Osmani dhe i dyti Nasuf Bejta”, u shpreh Kusari Lila.

Fondacioni Golden Eagle bën thirrje për krijimin e fondit për Policinë e Kosovës, ndanë 30,000 euro

Disidenti.net

Mirena: Afrim Bunjaku, që sot ra në detyrë, shteti nuk i ka garantuar as sigurim shëndetësor, as sigurim jetësor, e Qeveria ua ka hequr edhe shtesat për rrezikshmëri në punë

Disidenti.net

“Ma shpejt se t’i jepi 2-3 shuplaka”/ I riu në Prishtinë kapet me Policinë pasi e gjobitën për shkelje në trafik

Disidenti.net
Disidenti

VV: Ligji i ri për zgjedhje votohet sot, më pas seanca për Presidentin