Disidenti
Lajme

Vuçiq-it i ngelet hatri në Erdogan-in: Dhënia e “Bayraktarëve” për Kosovën do të ndikojë marrëdhëniet tona

0Shares

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka theksuar të martën se furnizimi me dron luftarak “Bayraktar” për Kosovën do të ndikojë në marrëdhëniet e tyre me Turqinë.

“Kur turqit thonë se do t’ia japin ‘Bayraktarin’ Prishtinës, nuk është lajm as i lehtë dhe as i mirë për ne dhe do të ndikojë në marrëdhëniet tona, edhe pse ne e respektojmë shumë presidentin turk Recep Tayyip Erdogan”, ka thënë Vuçiq për TV Pink.

Vuçiqi ka thënë se për këtë Serbia duhet të ketë një mbrojtje kundërajrore të mirëpërgatitur, një skuadër luftarake për t’iu përgjigjur të gjitha sfidave.

“Përveç kësaj, ata nuk kanë të drejtë të armatosin dikë që nuk ka të drejtë të ketë ushtri”, nënvizoi ai.

Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, ka konfirmuar sot [e martë] se Kosova po zhvillon punime për blerjen e dronëve “Bayraktar” që prodhohen nga Turqia.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net