Disidenti
Lajme

Vuçiç mbron përsëri kriminelin Radoiçiç: “I gatshëm gjithmonë të luftojë”

0Shares

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka vazhduar mbrojtjen e tij për nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiç, i cili është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“A është ai akademik – jo, nuk është, a ishte gjithmonë i gatshëm të luftonte për popullin – po”, kështu e përshkruan ai të sanksionuarin e ShBA-ve.

Ndërsa, në mbrojtje e sipër të Radoiçiç-it, kreu serb tha se ndaj tij frikësohen “ata që tentojnë t’iu shkaktojnë dëme serbëve që jetojnë në Kosovë”.

“E di se sa i frikësohen Milan Radoiçiç-it ata që pushtojnë veriun për të vrarë serbët, nuk gënjeva. Ju keni dhjetëra e dhjetëra shkresa në të gjitha shërbimet tona që e vërtetojnë pa mëdyshje. A është ai akademik, jo nuk është; a ishte gjithmonë i gatshëm të luftonte për popullin – po ishte”, tha Vuçiç.

Përkundër se Radoiçiç kërkohet nga institucionet e Kosovës për një numër të veprave kriminale, ai është edhe në listën e zezë të ShBA-së, por këto nuk i bëjnë përshtypje presidentit serb Vuçiç.

“Nëse dini diçka, raportoni tek autoritetet, mos flisni marrëzi në televizion. Ata nuk do të mbrohen, as Radoiçiç e as askush tjetër. Por, është e imja të kujdesem se si do të jetojnë serbët në Kosovë”, thotë Vuçiç.

Kujtojmë se Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja e Departamentit të Thesarit të SHBA-së i ka shënuar Zvonko Veselinoviçin, vëllain e tij Zharko, Milan Radoiçiçin, Zheljko Bojiçin dhe Marko Rosiçin për përkatësi në rrjete korruptive të lidhura me krimin e organizuar.

” alt=”” aria-hidden=”true” />
Zvonko Veselinoviç dhe Milan Radojçiç

Po ashtu, Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, James Cleverly, kishte njoftuar me 9 dhjetor të vitit të kaluar një valë të re sanksionesh ndaj aktorëve të korruptuar dhe ata të cilët shkelin dhe abuzojnë të drejtat e njeriut, si dhe autorët e dhunës seksuale në mbarë botën.

Në listën e të sanksionuarve ishin edhe politikanët dhe biznesmenët serbë që veprojnë në Kosovë, Milan Radoiçiç dhe Zvonko Veselinoviç, të cilët Qeveria e Britianisë së Madhe i ka përshkruar si anëtarë të Grupeve të Organizuara Kriminale.

Sot i jepet lamtumira e fundit 16-vjeçarit që u qëllua nga tezaku polic në Istog

Disidenti.net

Koci lajmërohet nga Serbia: Isha në morg, prej orësh jam në stacion policor të Lloznicës

Disidenti.net

Arrestohet Ujkan Metaj i arratisuri nga Dubrava, kapet në fshatin e tij

Disidenti.net