Disidenti
Lajme

Vrasësit të mbrëmshëm, Policia i gjenë një “mal” me armë dhe para

0Shares

Mbrëmë u raportua për një vrasje në Klinë.

Policia u mor me rastin dhe e kapi të dyshuarin.

Në shtëpinë e të dyshuarit, policia ka gjetur një mal me armë dhe para.

Raporti i plotë i Policisë:

Arrestohet një (1) person i dyshuar për veprën penale  “Vrasje  e rëndë”

Pejë, 16 prill 2021

Më datë 15 prill 2022, rreth orës 16:40, Policia është informuar për një rast, rrahje i cili ka ndodhur në fshatin Pataqan-Klinë, deri sa Policia ishte në kërkim të dyshuarve, Policia është njoftuar se një person është në QKMF Klinë, i cili ishte i plagosur me armë zjarri, viktima nga aty me autoambulancë është dërguar ne spitalin rajonal në Pejë, nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës.

Në vend ngjarje kanë dalë të gjitha njësitet kompetente të Drejtorisë Rajonale të Policisë ne Pejë, gjithashtu prokurori i shtetit dhe Gjyqtari i procedurës paraprake, nga Gjykata themelore ne Pejë, me urdhër të gjyqtarit janë kontrolluar/bastisur katër (4) lokacione (shtëpi), në tri (3) nga to nuk është gjetur asgjë e jashtëligjshme, ndërsa në shtëpinë e te dyshuarit:

• A.N. lindur me  1967,

Janë gjetur dhe sekuestruar, tetë (8) armë të llojeve të ndryshme, karikator dhe municion.

Trupi i pa jetë i viktimës me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore  (IML) për obduksion.

I dyshuari pas intervistimit me urdhër te Prokurorit të shtetit iu është caktuar masa e ndalimit Policor prej 48- orësh.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net