Disidenti
Lajme

Vjosa Osmani ia zëvendëson familjes së Agim Ramadanit medaljen që u ishte vjedhur nga hajnat

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se sot familjes së heroit të kombit, Agim Ramadani, ia ka dorëzuar kopjen e dekoratës “Urdhri Hero i Kosovës”.

Kjo medalje, të cilën ia kishte ndarë presidenti historik i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, e të cilën më 19 prill 2009 ia kishte dorëzuar ish-presidenti Fatmir Sejdiu ishte humbur.

 

Presidentja Osmani ka thënë se medalja ishte humbur pa fajin e familjes dhe legjislacioni aktual lejon që ajo të ridorëzohet në raste të tilla.

E njëjta, siç raportoi Gazeta Online “Reporteri.net” ditë më parë ishte vjedhur, gjatë kohës kur familjes së Agim Ramadanit u ishte thyer banesa.

“Familjes së heroit të kombit, Agim Ramadanit, veprimtarit e luftëtarit të paepur për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, ia dorëzuam kopjen e dekoratës “Urdhri Hero i Kosovës”, të cilën ia kishte ndarë presidenti historik i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, e të cilën më 19 prill 2009 ia kishte dorëzuar presidenti Fatmir Sejdiu.

Fatkeqësisht, medalja ishte humbur pa fajin e familjes dhe legjislacioni aktual lejon që ajo të ridorëzohet në raste të tilla.

Agim Ramadani është njëri ndër komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili në betejën e Koshares e theu kufirin i cili i ndante shqiptarët dhe e krijoi shpresën për çlirimin përfundimtar të Kosovës.

Duke ia dorëzuar këtë dekoratë familjes së heroit Ramadani ne e ritreguam kujdesin e institucioneve të vendit ndaj atyre që me heroizmin e tyre na mundësuan ta preknim lirinë, por edhe ndaj familjeve të tyre. Ky kujdes do të jetë i vazhdueshëm”, ka shkruar ajo.

Rasti Vizat – Gjykata merr vendim për Ukë Rugovën

Disidenti.net

Patundshmëria “prek qiellin”, banesat në Prishtinë arrijnë 1000 deri në 2.500 euro/m2

Disidenti.net

Mblidhet Bordi i ZRrE-së, sot pritet shtrenjtimi i rrymës elektrike

Disidenti.net
Disidenti

Vjosa Osmani ia zëvendëson familjes së Agim Ramadanit medaljen që u ishte vjedhur nga hajnat