Disidenti
Lajme

Vjedhja e bagëtive kthehet në shqetësim: Banorit nga Damjani i Gjakovës ia vjedhin bagëtitë në stallë

0Shares

Një dukuri e shpeshtë që po terrorizon blegtorët në vende të ndryshme në Kosovë dhe që është shndërruar në shqetësim janë vjedhjet e bagëtive, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu ka ndodhur edhe në fshatin Damjan të Gjakovës, ku hajnat kanë shkaktuar dëme disa mijëra euro.

Burimet nga Prokuroria bëjnë me dije se një qytetar ka njoftuar Policinë se dikush i ka hyrë me forcë në stallë, ku ja ka vjedhur bagëtitë.

Në bazë të dëshmisë së viktimës, të dhënë para hetuesve policorë, vjedhja dyshohet se është kryer pas mesnate, periudhë kjo që është shfrytëzuar nga hajnat meqë familja ishte në gjumë.

Me t’u denoncuar rasti, Policia ka nisur hetimet që të identifikohet personi apo personat e përfshirë në vjedhje, teksa Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që rasti të hetohet si “vjedhje e rëndë”.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net