Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thirrur në takim kryetarët e komunave.
Vitia është duke mbajtur mbledhje me kryetarët e komunave për situatën epidemiologjike në vend.
Në takim po shqyrtohen masat e reja mbrojtës. Kujtojmë qe nga 13 shtatori është paraparë edhe kthimi i orës policore në vend.
Ndryshe, të enjten për shkak numrit të madh të të infektuarve me coronavirus dhe numrit të lartë të viktimave, është paralajmëruar shtrëngim i masave.
Të enjten u tha se pritet kthimi i kufizimit të lirisë së lëvizjes dhe shkurtimi i orarit të punës së gastronomisë./gazetametro.net