Disidenti
Lajme

Vitia: Deri në fund të vitit, nga “Pfizeri” priten 1.2 milionë vaksina

0Shares

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se me marrëveshjen e arritur me kompaninë “Pfizer” pret që në Kosovë deri në fund të vitit të arrijnë 1.2 milionë doza të vaksinës anti-COVID nga kjo kompani.

Në konferencën për media, pas mbledhjes së Qeverisë, Vitia ka thënë se në shumë pyetje s’i lejohet të përjgigjet për shkak të marrëveshjes me “Pfizerin”.

“Duhet të kuptoni një gjë. Për shkak shumë termave të konfidencialitetit që kemi nënshkruar, s’mund të japim shumë detaje. Mirëpo, deri në fund të vitit nga kompania “Pfizer” pritet të arrijnë mbi 1.2 milionë vaksina”, ka thënë ai, duke mos treguar se kur pritet të vijnë ato.

Shifra e saktë e vaksinave që pritet të arrijnë, sipas MSH-së, është 1,213,290.

Pos masave lehtësuese të vendosura në mbledhjen e sotme,Vitia ka thënë se nëse vazhdon trendi aktual me pak raste me koronavirus, nga 15 qershori do të lejohen edhe ahengjet.

 

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net