Disidenti
Lajme

VIDEO/ “Bon kujdes, ty duhet me te qu në shpi”, Haradinaj eskalon ndaj moderatorit të debatit televiziv

0Shares

Ndërprerja e fjalës në një emision televiziv e ka nervozuar keq liderin e AAK’së, Ramush Haradinaj.

Derisa, Haradinaj ishte duke folur në emisionin “Debat Plus” te Ermal Pandurit, i është ndërprerë fjala për një lidhe diretke që moderatori e transmetoi që ndërlidhej me takimin e vonshëm të Kurtit me Miroslav Lajçak, si dhe emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, përcjell Insajderi.

Ky veprim i moderatorit e ka nervozuar Haradinaj i cili e kritikoi për mënyrën se si po e udhëhiqte emisioni.

Moderatori po e pyeste Haradinaj se ‘a duhet me dërgu në shtëpi Albin Kurtin‘. E Haradinaj ia ktheu që “më mirë me të dërgu ty në shtëpi, qysh je duke e udhëheqë emisionin

Me pas, moderatori i kërkoi falje kreut të AAK’s për ndërprerjen.

“Bon kujdes”, ia ktheu Haradinaj.

/Insajderi.org/

 

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net