Disidenti
Lajme

Vetëvendosje e len “me gishta në gojë” Listën “Guxo”, ku i ke fjalët Haxhi Avdyli?

0Shares

U bënë bashkë me 14 shkurt dhe i fituan “krejt”. Por ende pa i mbushur 6 muaj të “bashkëjetesës” politike, Vetëvendosje e Lista “Guxo” duket se i kanë ndarë rrugët. Ose më drejt, Vetëvendosje ia ka kthyer shpinën Listës “Guxo” duke e injoruar pothuaja totalisht për zgjedhjet lokale të 17 Tetorit të këtij viti shkruan Botapress.

Duket se zgjedhja e Vjosa Osmanit për presidente të vendit e ka dobësuar tej masje fuqinë politike të kësaj organizate politike të regjistruar për herë të parë për zgjedhjet e 17 Tetorit dhe pjesëmarrëse në zgjedhjet e 14 Shkurtit pa legjitimitet juridik dhe e pacertifikuar nga KQZ si subjekt politik.
Por, euforia e fitores në zgjedhjet e 14 Shkurtit të këtij viti dhe “muaji i mjaltit” mes Vetëvendosjes dhe Listës Guxo filloi të venitet dhe të daravitet kohëve të fundit. Shumë koordinator të Listës Guxo dolën kundër bashkëpunimit me Vetëvendosjen në zgjedhjet lokale të 17 Tetorit. Kështu përveç degës në Ferizaj, plasaritje me “Qendrën” nga Lista Guxo shpërthyen edhe në Mitrovicë, Prishtinë, Istog e gjetiu.
Dhe duket se “kryefajtor”, i gjithë kësaj “maskarade” brenda Listës Guxo po del të jetë Haxhi Avdyli.
I njohur si “profiter” i LDK-së, duke fituar postin e kryetarit të Degës së LDK-së në Prizren dhe dy herë mandatin e deputetit në Kuvendin e Kosovës, Haxhi Avdyli ka reflektuar keq te anëtarësia dhe te koordinatorët e Listës Guxo në disa qendra të Kosovës.
Deklaratat e tij, sidomos në relacion me koordinatorit e Listës Guxo në Ferizaj, Balton Dërgutin dhe përplasjet në distancë me kordinatorët në Istog, Mitrovicë e gjetiu e zbehën tej masje jo vetëm ndikimin politik të Haxhi Avdylit por edhe fuqinë politike të Listës Guxo.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net