Disidenti
Lajme

“Vetëm plumbi e ndal Albin Kurtin”, avokati Gazmend Halilaj reagon ashpër ndaj “Klanit të Zemunit” që duan gjak shqiptari!

0Shares

“Vetëm plumbi e ndal Albin Kurtin”, kjo ishte deklarata e delegacionit serbë në Forumin e Bledit në Slloveni.

Mirëpo, për të përforcuar këtë deklaratë serbe, ndodhi një më skandaloze në Kosovë.

Ishte Faton Klinaku nga OVL-UÇK i cili tha që “Më parë e vras Albin Kurtin sesa që ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”.

Pas kësaj deklarate Klinaku është ftuar nga Policia e Kosovës, ndërsa Prokuroria tashmë ka filluar hetimet.

Reagimet ishin të ndryshme në lidhje me këtë, kishte që e përkrahin derdhjen e gjakut të kryeministrit Kurti, siç ishte Sami Lushtaku, por kishte edhe të kundërta të cilat këkruan llogaridhënie për këto deklarata që thirrin vrasje në Kosovë.

Avokati Gazmend Halilaj, ish ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tashmë ka disa vite që është distancuar nga OVL-UÇK-ja dhe ka hequr dorë nga përfitimet që bëhen në emër të luftës, apo nga pensioni i veteranit të UÇK-së.

Ai në një reagim në Facebook, thotë se është distancuar nga patericat e ndërmarrjes së përbashkët kriminale apo “Klanit të Zemunit”.

Avokati thotë se nuk dëshiron të jetë pas atyre që bëjnë thirrje për të derdhur gjak shqiptari.

Madje Halilaj i uroj kryeministrit Kurti jetë të gjatë.

“Miq. Ka më shumë se (3) vite, që jam distancuar nga… paterica e ndërmarrjes së përbashkët kriminale…

Sepse unë nuk dua t’i përkas llojit të… KLANIT TË ZEMUNIT…

Unë NUK dua të jem pas atyre që bëjnë thirrje për të derdhur… gjak të shqiptarit…

Mbi të gjitha Kryeministrit z. Kurti i uroj të jetojë mbi 100 vite”, shruan Gazmend Halilaj.

I arrestuar për kanosje ndaj kryeministrit Kurti, rapsodi i njohur publikon këngë në përkrahje të Faton Hajrizit

Disidenti.net

Arrestohet kreu shqiptar i grupit kriminal “Dreshaj” në Mal të Zi

Disidenti.net

“S’mundesh në çdo përgjigje ta mashtrosh opinionin”/ Hoti akuzon Muratin se po mashtron qytetarët me shifra

Disidenti.net