Disidenti
Lajme

Vetë është pa maskë, polici gjobit punëtorin e ndërtimtarisë në vendin e punës

Një punëtor i ndërtimtarisë është gjobitur sot në vendin e punës për mosmbajtje të maskës.

Bashkim Elshani nga Drenasi ishte duke punuar në vendpunishte në Skenderaj kur i është afruar patrulla e Policisë dhe i ka shqiptuar një gjobë për mosmbajtje të maskës.Elshani ka thënë se është gjobitur me 35 euro.

Në momentin e gjobitjes ai ka thënë se ishte duke e drejtuar vinçin në objektin banesor ku ishte duke punuar.

Ai e ka incizuar krejt rastin.

Në pamjet që i ka dërguar në KALLXO.com shihet se polici që ia dorëzon gjobën nuk e ka të vendosur maskën si duhet.

Polici e mban maskën nën mjekër.“Vjen të dënon në vend punishte për maskë. Kjo është tmerr, që ku ëe drejton kamerën tek objekti banesor] jemi duke punu me kran”, thotë ai në video e më pastaj teksa merr gjobën u thotë policëve: “Marre është kjo çka keni ba”.Polici dëgjohet duke i thënë qytetarit se ka të drejtë ankese.

Kjo është video që ka publikuar qytetari:

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia ka njoftuar se janë shqiptuar 868 gjoba ndaj qytetarëve që nuk i kanë vendosur maskat apo nuk i kanë respektuar masat e tjera për mbrojtje nga COVID-19.Maskat janë obligative në Kosovë dhe për mosmbajtjen e tyre gjoba fillon nga 35 euro. Në vend sot janë shënuar 701 raste të reja me COVID-19.Në disa raste janë parë edhe vetë zyrtarët policor duke mos respektuar këtë masë për të cilën dënojnë qytetarët.

 

 

Sot kaloi stuhia nëpër Kosovë, prej të premtes temperaturat do bien për më shumë se 10 gradë

Disidenti.net

Numri i turistëve serbë në Shqipëri është rritur për 110 për qind

Disidenti.net

Lajçi me deklaratë të fortë pas sulmit të Lushtakut, e krahason me Ramën – ia përmend edhe varrimin e presidentit Rugova!

Disidenti.net
Disidenti

Vetë është pa maskë, polici gjobit punëtorin e ndërtimtarisë në vendin e punës