Disidenti
Lajme

“Vërtetohet se prapa vrasjes qëndrojnë grupe kriminale”: Tomë Gashi flet për rastin Dehari pas gjetjeve të fundit

0Shares

Për zhdukjen e epruvetave brenda ambienteve të Laboratorit të Toksikologjisë së IML-së ka folur edhe avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi.

Gashi ka deklaruar sa i përket kësaj çështjeje ‘asgjë nuk është e rastësishme”.

Avokati i familjës së Astrit Deharit të ndjerë tha se vjedhja e provave në Institutin e Mjekësisë Ligjore e vërteton edhe njëherë se prapa vrasjes së ish-aktivistit Dehari qëndrojnë grupe të organizuara kriminale.

“Asgje nuk eshte e rastesishme! Vjedhja e provave ne Institutin e mjekesise ligjore e verteton edhe njehere se prapa vrasjes se Astritit qendrojn grupe mire te organizuara kriminale. Fshehja e vrasjes se Astrit Deharit eshte diqka qe e kan pase qellim grupet e organizuara Kriminale qe nga momenti i vrasjes se tij me 5 Nentor 2016 ne Qendren e Paraburgimit ne Prizren”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Ky është postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:

Nuk eshte e rastesishme qe keta vetem 30 min pas vrasjes se Astritit e kualifikuan si Vetvrasje sepse ishin ne ndikim te shefave te tyre Politik.

Nuk eshte e rastesishme qe Kryeprokurori i athershem i Prokurorise Themelore ne Prizen z.Syle Hoxha vetem disa dite pas vrasjes se Astritit Tentoj qe ta mbyll si Vetvrasje. I njejti eshte permendur edhe ne aferen Pronto per arsyje qe te gjith i dijme.

Nuk eshte e rastesishme qe ne Burgun e Prizrenit kishte dyer te fshehta qe te dergonin ne ndertesen e Policise ku sipas Familjareve te Naser Makollit i cili ishte ne qeli me Astritin per 78 dite, Astriti naten merrej ne pytje nga dikush por jo zyrtarisht…

Nuk eshte e rastesishme as Vdekja e Naser Makollit ne Qendren e Paraburgimit ne Lipjan, i cili u dergu nga Qendra e paraburgimit ne Prizren se bashku me Gardianet e Qendres se paraburgimit ne Prizren te cilin nuk e lan vet asnje moment deri sa edhe ai vdiq ne burg!

Nuk eshte e rastesishme qe Instituti i mjeksise ligjore ne zvicerr e vertetoj vrasjen e Astrit Deharit duke e eleminuar teorin e Vetvrasjes dhe duke gjetur ADN te personave te trete…

Nuk eshte e rastesishme qe ekspertiza shtrejt e Instituti i Mjeksise Ligjore ne Zvicer e konfirmoi ekspertizen e mehershme dhe e vertetoi ate qe supozohet qe ne Zvicer jane derguar prova te manipuluara.

Nuk eshte e rastesishme qe per ta manipuluar opinionin kamerat e sigurise se Koridorit te Burgut ne Prizren para se ti ket edhe vet Prokuroria u publikuan ne nje Televizion ne Prishtine.

Nuk eshte e rastesishme qe vrasjen e Astrit Deharit me mish e me shpirt po tentojn qe ta fshehin ne qdo menyre ata te cilet per Arsyje qe vetem ata i dijne po mundohem me i “ruajt” vrasesit e Astritit, Shtytesit ne Vrasje dhe ata qe po e fshehin Vrasjen per me teper se 6 vite.

Nuk eshte e rastesishme qe te vidhen edhe provat ne institucionin e mjekesis ligjore ne Prishtine.

Familja e Astrit Deharit dhe shpirti i Astrit Deharit kerkon DREJTESI!

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net