Aktori Vedat Bajrami ka rrëfyer një histori shumë interesante para banorëve në Big Brother VIP Kosova.
Tutje ai ka përmendur edhe fjalën shërbime sekrete, duke thënë se ishte e vështirë të realizoheshin skeçe në atë kohë shkaku i situatës së brishtë të veriut në Kosovë.
“Unë e di në vitin 2001, mua më ka marrë në pyetje UNMIK-u, ‘Pse i ke bërë skeçet e Mitrovicës?’, e këso shërbime sekrete. Por asnjëherë s’jemi zmbrapsur”, ka deklaruar humoristi Bajrami.
“Kemi kaluar gjëra të tmerrshme”, iu tha ai disa prej banorëve, duke treguar vështirësitë e të bërit humor me karakter gjeopolitik në vitet e pasluftës.
Ndërkohë edhe kolegia e tij, Arta Selimi, e cila gjithashtu është banore në BBVK e ka mbështetur këtë teori, duke thënë se edhe ajo ka hasur në probleme gjatë karrierës pasi një herë nuk ishte lejuar të xhironte një skenë nga KFOR-i. /Telegrafi/