Disidenti
Lajme

“Veç në ëndrra m’kanë dënu”, Inspektorati jep detaje për ndërhyrjen tek dasma që këndonte Afrim Muqiqit

0Shares

Minuta më parë është raportuar se këngëtari Afrim Muqiqi është duke mbajtur dasmë në një restaurant në Lipjan.

Menjëherë Policia ka intervenuar duke gjobitur pjesëmarrësit dhe këngëtarin në fjalë, shkruan Indeksonline.

Indeksonline ka kontaktuar me këngëtarin Afrim Muqiqi i cili mohoi të gjitha duke thënë se nuk është e vërtetë që ai ka mbajtur dasëm.

“Jo nuk është e vërtetë, nuk kam mbajtur dasëm, ato video që kanë qarkulluar janë të disa viteve më parë”.

Por pamjet e siguruara dëshmojnë që ai gjendej pikërisht në Diamond Events.

Për shkelje të rregullave gjatë pandemisë, shqiptohen gjoba me shifra të larta, ku Afrimi u shpreh se nuk ishte pjesëmarrës në asnjë event.

“Jo nuk kam qenë unë aty, dhe veç në ëndrra mujn mem dënu” , tha ai për Indeksonline.

Indeksonline ka kontaktuar edhe me zyrtarin për Informim nga AUV, i cili tha se lokali është gjobitur me 2000 euro.

“Ka qenë duke u mbajtë një dasëm aty, ku lokali është gjobit me 2000 euro, pasi sipas ligjit covid është e përcaktuar se çdo organizim, duhet të dënohet”.

Indeksonline ka kontaktuar edhe me Policinë, por nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Ndërron jetë nëna e Edmond Lajqit, një ditë pasi djali i saj vrau bashkëshorten

Disidenti.net

Ekskluzive: Shteti vendos të krijojë Task Forcë për rastet e dhunës ndaj grave

Disidenti.net

“Atë që e deshi ia mori jetën, pasnesër do ta festonte ditëlindjen”, mes lotëve flet familjarja e gruas së vrarë në Pejë (VIDEO)

Disidenti.net