Një 26-vjeçar dyshohet se ka vdekur pasi ka rënë nga një ndërtesë në Pejë.
Se në vendin e ngjarjes është Prokurorja e Krimeve te Rënda bashkë me Policinë e Kosovës dhe njësitet relevante, për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.
Nikçi thotë se rasti është duke u hetuar për t’i sqaruar rrethanat e vdekjes së viktimës.
Gazeta Express ka tentuar të kontaktojë edhe me Policinë e Kosovës, por të njëjtit ende nuk kanë dhënë përgjigje.