Disidenti
Lajme

Vapa ekstreme po thyen rekordet e të gjitha kohërave në Gjermani

Temperatura jashtëzakonisht të larta kanë kapluar pjesë të Gjermanisë, duke thyer rekordet për këtë periudhë të vitit, mesin e qershorit.

Në disa pjesë janë thyer rekorde të të gjitha kohërave.

Stacioni Cottbus në verilindje të vendit rreth 100 km nga Berlini ka vendosur një rekord të ri të nxehtësisë të të gjitha kohërave (për çdo muaj). Rekordi i ri është 39.2°C .

Një valë e madhe e të nxehtit nga Afrika veriore e ka pushtuar një pjesë të mirë të kontinentit evropian, ku përtej temperaturave rekord të shënuara në termometër, nuk kanë munguar as zjarret.

Javët e para të verës në Spanjë madje, janë edhe më të nxehtat të regjistruara në dekada, me rekorde temperaturash të thyera.

Franca prej të premtes po përballet me një mot shumë të nxehtë, me vende ku temperatura ka arritur po ashtu mbi 40 gradë Celsius.

Këto valë të nxehti nuk shiheshin prej vitit 1947 në Francë, teksa njerëzit janë rekomanduar të qëndrojnë në shtëpi e të mos dalin, përveçse për nevoja urgjente.

Në Britaninë e Madhe janë regjistruar gjithashtu temperatura të larta për muajin qershor, të cilat shkonin mbi 30 gradë Celsius – tepër e pazakontë në këtë periudhë për ishullin.

Paralajmërimet e vazhdueshme të shkencëtarëve mbi ngrohjen globale, po shihen tashmë akoma më shumë si reale, duke qenë se gjithë bota po vuan prej disa vitesh pasojat e ndryshimeve klimatike, me zjarre e përmbytje të shtuara kudo.

“Më preku thellë në shpirt, ike shumë herët”, postimi prekës i familjarit të 30-vjeçarit që humbi jetën pas aksidentit në Skenderaj

Disidenti.net

Grenell: Pasoja të rënda nëse Kurti deri të premten nuk u përmbahet angazhimeve që ka marrë

Disidenti.net

Mustafa: E prishëm koalicionin me VV për ta evituar konfrontimin me SHBA, ata e sollën Kurtin në pushtet

Disidenti.net
Disidenti

Vapa ekstreme po thyen rekordet e të gjitha kohërave në Gjermani