Gazetari Valon Syla e ka pyetur deputeten Duda Balje se përse nuk po mbulohet me shami fillimisht për vete para se të lobojë për shami në Gjakovë kjo pasi deputetja Balje i është drejtuar drejtores së Mesme Teknike “Nexhmedin Nixha” në Gjakovë, Forentina Gjergjaj, duke e pyetur publikisht se në cilat ligje të vendit e ka bazuar vendosjen e simboleve ndaluese në shkollë.
Syla ka shkruar se reagimi i Baljes është popullist dhe se Gjakova s’ka pasë kurrë probleme identitare.