Disidenti
Lajme

Vali Corleones s’i ndahet gazepi: Policia zbarkon në motelin ku po qëndronte me dy vajza, i gjejnë kokainë

0Shares

Pa kaluar 3 muaj nga rasti i fundit për të cilin përfundoi në Polici, Princ Valentino Corleone është futur sërish në telashe. Personazhi kontravers nga Gjilani shumë shpesh di të bëhet kryefjalë e mediave për ndodhitë në jetën e tij.

Ai është emër i njohur edhe për organet e rendit për shkak të historisë së tij kriminale, të pasur me vepra të ndryshme penale, raporton  Gazeta Sinjali.

Rasti i fundit ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, ku Policia zbarkoi në një motel në Gjilan për të kryer bastisje nën dyshimet për veprimtari e gjësende të kundërligjshme.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë për motelin “Grande”, ku po qëndronte edhe Vali bashkë me një shok dhe dy vajza, të cilët u kapën në flagrancë në një dhomë. Kontrolli i kryer nga ana e Policisë rezultoi me gjeten e substancave narkotikë dhe jo vetëm.

Siç mëson Sinjali, Valit iu gjet një sasi e substancës narkotike, e llojit kokainë, si dhe mbi 10 fishekë, që u sekuestruan nga zyrtarët policorë. Kjo i kushtoi atij me shoqërim në stacion policor, ku dha  deklaratën e tij në lidhje me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj tij të iniciohen rastet për dy vepra penale “Posedimi, i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge” dhe “Mbajtja në  pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net