Lidhja e tij me të dashurën gjermane u bë fenomen në rrjetet sociale. Vëmendje të madhe mori edhe martesa e tij. E Rasim Avdyli po vazhdon të jetë njëri ndër personazhet më të shikuara në tiktok në mbarë audiencën shqiptare, shkruan pemajetes.com.
Personazhet shqiptare të tiktok-ut, shpesh herë mund t’i shohim duke hyrë së bashku live, në mënyrë për të tërhequr sa më shumë audiencë, kryesisht nga ndjekësit e njëri-tjetrit, por edhe ata që janë jashtë profileve të tyre.
Së fundmi, në tiktok, kanë hyrë live katër personazhe të njohura për publikun kosovar: Rasim Avdyli, Vali Vali Corleone Corleone, Fero dhe Linda Halimi.
Gjatë bashkëbisedimit, Vali Corleone i bën një pyetje të papritur Rasim Avdylit, dhe këtë ia vë si kusht për të qenë shok me të.
“Rasim, e kam një pyetje për ty nëse do me kanë shok me mu. Sa për qind je budallë?”, e pyet Vali Corleone atë. Rasimi me përgjigjen e tij bën që të shpërthejnë të qeshurat live në tiktok.
Shikojeni videon e më poshtme për ta dëgjuar përgjigjen e Rasimit.