Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, procesi gjyqësor nga Caron Nazario, i cili është me ngjyrë, po kërkon 1 milion dollarë dëmshpërblim, duke pretenduar se dy oficerë policie në Windsor, Virxhinia, shkelën të drejtat e tij të garantuara.

Padia, e paraqitur në Gjykatën e Qarkut të SHBA, pretendon sekuestrim të paligjshëm, forcë të tepruar, kërkim të paligjshëm, shkelje të së drejtës së tij të Amendamentit të Parë për fjalën e lirë dhe jo vetëm.

CNN shkruan se është përpjekur, por pa sukses, për të kontaktuar oficerët, Joe Gutierrez dhe Daniel Crocker, për koment.

Gjithashtu, shkruan ky medium, është e paqartë nëse ata kanë përfaqësim ligjor rreth asaj se kush do të komentonte në emër të tyre.

CNN gjithashtu u është drejtuar Shefit të Policisë së Windsor, Rodney Riddle dhe udhëheqësve të qytetit Windsor për koment.

Dhe të dielën vonë, menaxheri i qytetit William Saunders konfirmoi për CNN se Gutierrez ishte pushuar nga puna pas një hetimi mbi incidentin e nisur për shkak të përdorimit të forcës, ndërsa Crocker është ende i punësuar në departamentin e policisë, konfirmoi Saunders për CNN.

Ndryshe, pamjet e incidentit kanë provokuar reagime nga shumë njerëz, përfshirë Guvernatorin e Virxhinias, Ralph Northam, i cili e quajti atë “shqetësues”.

Ai tha se i është “drejtuar Policinë së Shtetit të Virxhinias për të kryer një hetim të pavarur”.