Disidenti
Lajme

Urimi i Fundit: Po, 𝑳𝑰𝑩𝑬𝑹𝑨𝑳𝑰𝒁𝑰𝑴𝑰 ndodhi. Nga 1 𝒋𝒂𝒏𝒂𝒓𝒊 2024 mund të lëvizni lirshëm në Europë

Sot, më 18 prill, Parlamenti Europian ka votuar për LIBERALIZIMIN e vizave të kosovarëve.

Votimi sapo ka përfunduar në Parlamentin Europian.

Ky votim ndodhi pas atij që ndodhi në LIBE më 23 mars, ku u miratua përfundimisht liberalizmi i vizave për Kosovën.

Ndryshe, më 9 mars, Këshilli i Ministrave të BE-së ka votuar pro liberalizimit të vizave për kosovarët, shkruan Gazeta Insajderi.

Nesër, më 19 prill, do të nënshkruhet akti ligjor për liberalizimin e vizave, ndërsa hapi i vetëm që duhet të bëhet pas kësaj, është botimi i vendimit në Gazetën Zyrtare të BE-së dhe hyrja në fuqi e tij.

Akti ligjor për liberalizimin e vizave për Kosovën pritet në nënshkruhet nga presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, dhe ministrja për Evropën e Suedisë, Jessika Roswall, vendi i së cilës kryeson aktualisht Këshillin e BE-së.

Në ceremoninë e nënshkrimit janë ftuar të marrin pjesë edhe zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, dhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, shkruan Gazeta Insajderi.

Nga 1 janari i vitit 2024 liberalizimi i vizave do t’u mundësojë qytetarëve të Kosovës të udhëtojnë lirshëm në atë që njihet si zona Schengen, e që përbëhet prej 27 shtetesh evropiane.

Ky regjim mundëson udhëtime pa viza vetëm deri në 90 ditë – brenda gjashtë muajsh – në cilindo nga shtetet anëtare të zonës Schengen.

Udhëtimet pa viza duhet të shërbejnë për vizita turistike, çështje familjare ose të ngjashme, dhe në asnjë rast nuk nënkuptojnë leje pune ose përfitime të tjera.

Kosova, aktualisht, është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e të cilit nuk mund të lëvizin lirshëm në zonën Schengen.

Kjo, me gjithë faktin se Komisioni Evropian, qysh në vitin 2018, ka konfirmuar disa herë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, por kanë qenë disa vende anëtare që vazhdimisht kanë shprehur rezerva, shkruan Gazeta Insajderi.

Për shkak të pakënaqësive 40 zyrtarë dhanë dorëheqje

Disidenti.net

Parashikimi i motit për dy javët e ardhshme: Rrezik nga vërshimet apo përmbytjet e shpejta

Disidenti.net

Lutfi Haziri: Ndëshkime të reja do të ketë, amerikanët e mbajnë fjalën

Disidenti.net
Disidenti

Urimi i Fundit: Po, 𝑳𝑰𝑩𝑬𝑹𝑨𝑳𝑰𝒁𝑰𝑴𝑰 ndodhi. Nga 1 𝒋𝒂𝒏𝒂𝒓𝒊 2024 mund të lëvizni lirshëm në Europë