Ngjarja e cila sivjet u mbajt në “Pala Alpitour” të Torinos në Itali, mirëpriti në finale plot 25 shtete (pesë prej të cilave u kualifikuan automatikisht dhe 20 të tjera që arritën kualifikimin nga netët gjysmëfinale).

Ata morën mjaftueshëm pikë nga juritë profesionale të shteteve pjesëmarrëse, por rezultati kaloi edhe më në epërsi kur u njoftuan votat e publikut, nga ku shteti ukrainas kishte marrë pikët më maksimale të mundshme nga votuesit mbarë-evropianë.

Për shumë kë fitorja e Ukrainës ka qenë e pritshme, ngase përveç këngës së bukur, është aluduar shpesh në rrjetet sociale se shtetet evropiane do të tregojnë një konsideratë të veçantë për shkak të krizës në Ukrainë, mes luftës së vazhdueshme të tyre me agresorin rus.

Kalush Orchestra në ‘Eurovision 2022’ (Foto: Eurovision.tv)

Në vendin e dytë u rendit Mbretëria e Bashkuar e përfaqësuar nga Sam Ryder me këngën “Space Man”, gjersa në vendin e tretë Spanja, përfaqësuar nga Chanel me “SloMo”.

Ndërkohë, Shqipëria në ‘Eurovision 2022’ u përfaqësua nga këngëtarja Ronela Hajati me këngën “Sekret”, e cila dështoi ta kualifikonte vendin e saj në finalen e madhe. /Telegrafi/