Disidenti
Lajme

Ukaj i LDK-së: I njoh do burra aty që nuk qëndrojnë në sallë – Osmani s’e meriton

0Shares

Pavarësisht zërave kundërshtues që kishte brenda LDK’së, sa i përket kuorumit për zgjedhjen e presidentit,  kjo parti sot doli me një qëndrimi zyrtar ku kryetari i LDK, z.Lumir Abdixhiku tha se do të marrin pjesë në votimin e Presidentit.

E ndaj këtij vendimi ka reaguar ish deputeti i LDK’së Xhavit Ukaj i cili i tha Periskopit, se nuk beson që do të qëndrojn të gjithë deputet në sallë pavarësisht vendimit.

Ai tha se po të ishte deputet i kësaj legjislature, nuk do të qëndronte në sallë.

“Me ju thënë të drejtën edhe unë tash mora vesh që këta koleg deputet paskan vendosur, por unë nuk e besoj që të gjithë kanë me qëndru në sallë, por si do që të jetë, nëse kisha me qenë deputet në këtë kohë, dhe në këtë situatë, kurrë nuk kisha me njet në sallë.”, tha ish-deputeti Ukaj.

Sipas tij “znj.Osmani nuk e meriton me ia bë kuorumin LDK’ja”

Ukaj thekson se në atë parti njeh disa burrë që siç thotë ai nuk do të qëndrojnë në sallë

“Sipas meje znj.Osmani nuk e meriton me ia bë kuorumin LDK’ja. Unë i njoh bash do burra aty, duke u nisur nga z.Agim Veliu,  që besoj që z.Veliu është njeriu më i vendosur, edhe Driton Selmanaj edhe Avdullah Hoti, mirëpo  sipas informatave që mora, grupi paska me dalë me një qëndrim por unë nuk e besoj që të gjithë kanë me qëndru në sallë”, tha Xhavit Ukaj për Periskopin

Sot i jepet lamtumira e fundit 16-vjeçarit që u qëllua nga tezaku polic në Istog

Disidenti.net

Koci lajmërohet nga Serbia: Isha në morg, prej orësh jam në stacion policor të Lloznicës

Disidenti.net

Arrestohet Ujkan Metaj i arratisuri nga Dubrava, kapet në fshatin e tij

Disidenti.net