Disidenti
Sport

UEFA merr vendim për incidentin në ndeshjen Rumani – Kosovë, ky është dënimi

0Shares

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA ka marrë vendim për incidentin e ndodhur në ndeshjen Rumani – Kosovë, e zhvilluar më 12 shtator.

UEFA e ka dënuar me 52 mijë euro gjobë Federatën e Futbollit të Rumanisë dhe vendosi që Rumania të luaj pa tifozë në ndeshjen ndaj Andorës, shkruan IndeksOnline.

 

Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Rumanisë përmes një njoftimi zyrtar.

Ndeshja Rumani – Kosovë, është ndërprerë për rreth 50 minuta, pasi tifozët rumunë shpalosën një baner me mbishkrimin ”Kosova është Serbi”.

Mesazhe provokuese me karakter fyes (pankarta të paligjshme, jo vetëm “Kosova është Serbi”, por edhe “Bessarabia është Rumani”). Mesazhe provokuese të karakterit fyes (thirrje të paligjshme). Sjellje raciste, ndezja e pishtarëve, hedhja e objekteve në fushë dhe bllokimi i zonave të aksesit publik, janë gjashtë akuzat me të cilat u përball Rumania nga UEFA.

KËTU mund ta shikoni LIVE duelin mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk

Disidenti.net

“Kam marr pasaportën e Shqipërisë, shpresoj të shkoj në Euro 2024” – Arbër Hoxha flet për mos ftesën nga Kosova

Disidenti.net

VIDEO: “Çmendet” presidenti i skuadrës turke, i nxin syrin arbitrit

Disidenti.net