Disidenti
Lajme

U tërhoq, por kë do ta votojë për kryetar të LDK-së? Përgjigjet Quni

0Shares

Anton Quni është tërhequr nga gara për ta marrë udhëheqjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai pasi ka mbërritur në vendin ku ka nisur punimet Kuvendi Zgjedhor i LDK-së, ka thënë se po tërhiqet nga gara për të parin e partisë. Ndërsa kur është pyetur se cilin nga tre gandidatët do ta mbështes, ai ka thënë se kjo çështje mbetet në diskrecionin e tij.

“Kjo mbetet në dikrecionin tim”, ka thënë Quni.

Ai paraprakisht tha se ka besim të plotë te kandidatët tjerë që janë paraqitur.

“Unë posa e bëra edhe një njoftim në rrjetet sociale. Pasi është krijuar kjo klimë e mirë, edhe do të kem mundësi shumë kandidatë t’i paraqesin programet, platformat e tyre për Lidhjen Demokratike të Kosovës. Duke pasur besim të plotë në të gjithë kandidatët, unë do të tërhiqem nga kandidatura dhe do ta jap besimin për njërin nga kandidatët”, tha Quni.

Deri tani, kandidatë për kryetar të LDK-së janë deklaruar Lutfi Haziri, Lumir Abdixhiku e Besian Mustafa.

Mbi 330 delegatë nga 38 degë të LDK-së nga të gjitha komunat do të mblidhen sot për ta dhënë votën e tyre. Siç parasheh statuti, vetëm brenda Kuvendit zyrtarisht do të dihet zyrtarisht kush janë kandidatët.

Në organin më të lartë të LDK-së, që e përbëjnë delegatë të zgjedhur nga kuvendet e degëve, plus kryetari i subjektit [Isa Mustafa], mund të kalojnë vetëm ato kandidatura që marrin fillimisht aprovimin e delegatëve.

Në mënyrë që të konfirmohet si kandidat për kryetar, secilit prej pretendentëve u duhet t’i marrin 50% plus një të votave të delegatëve.

Sot i jepet lamtumira e fundit 16-vjeçarit që u qëllua nga tezaku polic në Istog

Disidenti.net

Koci lajmërohet nga Serbia: Isha në morg, prej orësh jam në stacion policor të Lloznicës

Disidenti.net

Arrestohet Ujkan Metaj i arratisuri nga Dubrava, kapet në fshatin e tij

Disidenti.net