Disidenti
Lajme

“U mbetet ta gjuajnë veten me gurë, gaz e molotov…” Isa Mustafa flet për marrëveshjen e energjisë

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka akuzuar Qeverinë Kurti për negocimin e marrëveshjeve të, siç vlerëson ai, arritura më parë nga nomenklaturat e mëhershme. Dy nga këto, sipas Mustafës, është për targat dhe për energjinë.

Mustafa në një prononcim për lajmi.net ka thënë se krerët shtetërorë nuk po shpërndajnë përmbajtje të marrëveshjeve, ndërsa ka pasur edhe një porosi për ta.

“Përveç se VV po i negocon marrëveshjet që i kemi arritu më parë, si atë për tabelat dhe këtë për energjinë, s’mund ta komentoj këtë të fundit, sepse ata nuk po e tregojnë përmbajtjen e saj. Tani u mbetet ta gjuajnë veten me gurë, gaz e molotov…!”, ka deklaruar ish-kreu i Qeverisë Mustafa.

Kosova dhe Serbia kanë arritur ta nënshkruajë Udhërrëfyesin për Zbatimin e Marrëveshjeve të Energjisë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Kështu ka njoftuar gjatë ditës emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, me anë të një postimi në ‘Twitter’.

“Me kënaqësi të njoftoj se Kosova dhe Serbia sapo miratuan Udhërrëfyesin për Zbatimin e Marrëveshjeve të Energjisë në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ky është hap i madh përpara”, ka thënë Lajçak.

Në mbishkrimin e marrëveshjes theksohet se udhërrëfyesi për zbatimin e marrëveshjeve bosht ka dy ujditë për rrymën, të 2013-ës dhe 2015-ës.

“Zbatimi i suksesshëm i udhërrëfyesit të rënë dakord është pa paragjykim ndaj detyrimeve të palëve për të zbatuar plotësisht Marrëveshjet e Energjisë nga 2013 dhe 2015”, thuhet në pikën e fundit të këtij udhërrëfyesi.

Për mos-ndryshimin e marrëveshjeve të mëparshme kishte paralajmëruar edhe vetë zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, duke thënë se nuk do të ndryshohet “asnjë presje”.

“Çdo dakordim eventual ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbi çështjen e energjisë, nuk do ndryshojë as edhe njё presje pёrtej asaj qё tashmë është dakorduar nё Bruksel nё vitet 2013 dhe 2015. Nё emёr tё Kosovёs, negocion vetёm Qeveria e Republikёs sё Kosovёs. Takimi mes KEDS dhe palёs serbe, i organizuar nё Stamboll me 9 qershor, ka patur vetёm objektivin e ofrimit tё garancive pёr katёr shёrbimet e dakorduara nё vitin 2015, vendosja e matёsve tё energjisё, mirёmbajtja e matёsve, faturimi dhe inkasimi dhe kёtё obligim e ka pёrmbushur”, deklaroi javën e kaluar numri dy i qeverisë.

Në korrik të vitit 2013, Kryeministria njoftonte se atëherë kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri me anëtarët tjerë të delegacionit kishte marrë pjesë në bisedimet për çështjen e energjisë në Bruksel dy ditë radhazi. Pas dy ditësh diskutimesh intensive, njoftohej për “përparime shumë të rëndësishme që mund të çojnë drejt arritjes së marrëveshjes”.

Dy vjet më pas, në Bruksel u nënshkruan katër marrëveshje të rëndësishme për normalizimin e raporteve Kosovë – Serbi, përfshirë Asociacionin dhe atë për energjinë. Kryeministri i atëhershëm, Isa Mustafa, thoshte se ato e “ruajnë sovranitetin”.

Me të ardhur për herë të parë në pushtet, Albin Kurti premtoi rishikimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura me Serbinë.

Sot kaloi stuhia nëpër Kosovë, prej të premtes temperaturat do bien për më shumë se 10 gradë

Disidenti.net

Numri i turistëve serbë në Shqipëri është rritur për 110 për qind

Disidenti.net

Lajçi me deklaratë të fortë pas sulmit të Lushtakut, e krahason me Ramën – ia përmend edhe varrimin e presidentit Rugova!

Disidenti.net
Disidenti

“U mbetet ta gjuajnë veten me gurë, gaz e molotov…” Isa Mustafa flet për marrëveshjen e energjisë