Disidenti
Lajme

“Treshja e kobshme shqiptare në krah të serbit”/ Publicisti nga Amerika tregon se kujt i shërben opozita e vënë kundër Kurtit

0Shares

Publicisti dhe veprimtari shqiptar në SHBA, Ramazan Bekteshi vlerëson se kriza e fundit e krijuar në pjesën veriore të vendit, në vend se t`i bashkonte shqiptarët, thelloi hendekun ndërmjet tyre.

Bekteshi me anë të një postimi në Facebook ka shkruar se shumë zëra të opozitës u vunë kundër qeverisë, por kursyen regjimin e Aleksandër Vuçiqit, i përkrahur nga Edi Rama, Ali Ahmeti e Dritan Abazoviq, shkruan “Bota sot”.

“Veproni si mërgimtaret për vendin, por jo si politikanët

-Sa e mbrojnë interesin kombëtar partitë politike dhe tre liderë këto ditë

Kriza në Veri në vend se të na bashkoj, ajo na ndan, dhe jo vetëm aq por edhe e thellon hendekun në mes nesh. Shumë zëra të opozitës dhe disa ‘analistëve’ me vend e pa vend janë vënë kundër Qeverisë së Kosovës, në kohë krizash kombëtare, por e kursejnë regjimin e kryekriminelit Vuçiq. Në krah të serbit janë vënë edhe Rama, Abazoviqi dhe Ahmeti, jo vetëm me Ballkanin e Hapur por në rast krizash e kërcënimesh ndaj Kosovës këta ose heshtin, e që heshtja i bie aprovim, ose e përkrahin Serbinë dhe kritikojnë Kosovën, si në shumë raste që ndodh me Ramën”, ka thënë Bekteshi.

Sipas tij, Rama, Abazoviqi e Ahmeti heshtinë para kërcënimiet të Kosovës e Luginës nga Serbia.

“Ata, të tre bëjnë sehir, derisa Kosova kërcënohet, derisa Kosova dhe Lugina vazhdojnë të vuajnë. Këto tre liderë lavdërohen se po punojnë për paqë në rajon e më gjërë edhe kur vëllait ia bëjnë varrin, duke harruar se kush i ka zgjedhur, derisa votuesit e tyre (ne MV, Shqipëri, Mal të Zi) vuajnë po aq sa qytetarët kosovarë në mos edhe më shumë.

Pra, kjo treshe ‘shqiptare’, si për kob, me ngushtë punon me hasmin tonë dhe paradoksalisht, këtyre u bashkohet edhe opozita kosovare së bashku me Listën Serbe për të rrëzuar Qeverinë e Kosovës. Derisa, veteranët e luftës (u përkulem të vërtetëve, ata janë heronjtë tanë të gjallë), që më shumë se 70% janë të rrejshëm, që përherë heshtin kur kërcënohet Kosova, por kërcënojnë vendin ‘me luftë’ kur nuk plotësohen kërkesat e tyre për paga”, shprehet ai.

Bekteshi potencon se, të gjithë të lartcekurit, si një kor i orkestruar, qëllim s’e ka interesin kombëtar por pushtetin, edhe nëse shkon në dëm të interesit kombëtar, ashtu si që bënë aq shumë lëshime gjatë dy dekadave të kaluara në dëm të vendit, por edhe duke plaçkitur pamëshirshëm.

“Sot, i vetmi imazh i pastër dhe qe ia duan të mirën vendit janë mërgimtarët tanë. Ata me plot mall e entuziazëm vijnë të çmallen në vendlindje dhe i lënë vendit shumë financa ashtu si që e bëjnë gjate tërë vitit me remtancat e tyre. Ata, pa kusht e pa interes e duan dhe e ndihmojnë atdheun, ashtu si që lobuan me paratë e tyre dhe na sollën pavarësinë, por, që paradoksalisht asnjë parti, asnjë politikan s’e thotë këtë edhe pse u pritën dhe u përcollen nga kurbetçari, por e thonë të kundërtën, se ata dhe partitë e tyre, na e sollën lirinë, duke anashkaluar diasporën turpshëm.

Por, ne me pietet i përkulemi diasporës nga të gjitha trojet shqiptare , që ata të bashkuar dhe me punën e tyre të palodhur, me financat e tyre, jo vetëm që mbajtën gjallë rezistencën në vend, ndihmuan luftën me fonde, erdhën të luftojnë, por dhe lobuan fort dhe na e sollën Amerikën afër nesh, dhe së bashku me UÇK-në na sollën lirinë përfundimtare”, është shprehur ai.

Bekteshi potencon se sot, disa politikanë, komandantë të pakët, akoma duan që pos privilegjeve dhe profiteve, të mbajnë edhe epitetin e ‘shpëtimtarëve’ të përjetshëm, edhe pse disa nga këta njerëz, (një pjesë e vogël), vendit i shkaktuan vetëm plaçkë dhe plagë.

“Atdheu nuk ndihmohet kur harron se ç’pësoi populli dhe sa vuajti, kur harron se kë ke pasur armik të vërtetë, por i kthehet vëllai-kundër-vëllait, siç ndodh me partitë politike dhe tre të apostrofuarit e kobshëm, Rama, Ahmeti, Abazoviq. Serbët, në kohë krizash kombëtare s’i kritikojnë liderët e tyre por përkundrazi, ata i kanë shti në dorë edhe trojkën shqiptare dhe të tjerë, të punojë për interesat e tyre dhe kundër nesh në emër të Kishës serbe, Balllkanit të Hapur, shpëtim të MV, me votën shqiptare, por me shqiptarë të diskriminuar”, ka përfunduar ai.

Këta janë dy të dyshuarit për tentim vrasjen në Kolovicë, po kërkohen nga Policia

Disidenti.net

‘Të priftë e mbara, Kryeministër’: Krasniqi zyrtarizon kandidaturën e Bedri Hamzës

Disidenti.net

PDK propozon Bedri Hamzën për kryeministër

Disidenti.net