Disidenti
Lajme

Tre persona u mbytën nga rënia në lumë dje në Kosovë

0Shares

Dita e diel ishte ditë tragjike dhe e rëndë në Kosovë. Tre persona u mbytën nga rënia në lumë. Mes tyre edhe dy fëmijë.

Tre persona vetëm gjatë ditë së djeshme kanë vdekur si pasojë e rënies në lumë.

Rastet ndodhën në qytetin e Mitrovicës, në Klinë dhe një tjetër në Dragash.

Sipas të dhënave deri më tani, në fshatin Deiq të komunës së Klinës, disa peshkatarë kishin tentuar ta nxjerrin një trup që e kishin parë në lum, por nuk ia dolën. Ata lajmëruan Policinë e Kosovës dhe FSK-në të cilët arritën që të nxjerrin nga lumi trupin e pajetë.

“Gjatë ditës së sotme ekipet e Kërkim-Shpëtimit të Zhytjes të Gardës Kombëtare të FSK-së, pas marrjes së informacioneve për një person të rënë në lumë në fshatin Deiq të Komunës së Klinës, FSK ka angazhuar ekipet KSH për intervenim dhe në koordinim me Policinë e Kosovës kanë filluar operacionin e kërkimit- shpëtimit, pas disa orë kërkimesh të pandërprera ekipet kanë arritur të gjejnë lokacionin ku personi me inicialet V.K është gjetur pa shenja jete. Sipas procedurave trupi i pajetë i është dorëzuar autoriteteve për procedurat e mëtejme.”, thuhet në njoftimin e tyre.

Pas rastit të parë, pasditen së dielës u regjistrua edhe rasti dytë.

Sipas policisë së Kosovës, rreth orës 17:50 është gjetur një fëmijë pa shenja jete në kanalin e Ibër-Lepencit në fshatin Vaganicë të Mitrovicës.

E rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti

“Rreth orës 17:50, është raportuar se në kanalin e “Ibër Lepencit” në fshatin Vaganicë të Mitrovicës, është gjetë pa shenja jete në ujë një (i mitur) Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës”, ka konfirmuar ai.

Ndërsa një fëmijë i moshës 6-vjeçare raportohet se ka vdekur në fshatin Radeshë të komunës së Dragashit.

Sipas policisë së Kosovës, 6-vjeçari dyshohet se ka rënë në lumin e këtij fshati.

Rasti është rikonfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, ka deklaruar se bashkë me Prokurorinë kanë filluar hetimet dhe po trajtojnë rastin si “Vdekje e dyshimtë”.

Pas marrjes së informatën në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjithë njësitë relevante. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për procedura të mëtutjeshme.”, ka konfirmuar ai.

Policia në raportin 24 orësh ka dhënë më shumë detaje për rastin.

“VDEKJE E DYSHIMTË /Dragash, 22.05.2022 – 18:35. Është raportuar se  fëmiu, viktima mashkull kosovar, ishte sjellë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Dragash pa shenja jete. Dyshohet se fëmiu derisa kishte qenë duke luajtur me disa bashkëmoshatarë nga një urë kishte rënë në lumin e fshatit dhe si pasoj ka ndërruar jetë. Vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku në QKMF Dragash. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.”, thuhet në raport.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net