Disidenti
Lajme

Tragjedia në Gramsh, zjarrfikësi thotë se viktimat mbyten njëri-tjetrin duke u munduar të shpëtojnë

0Shares

Katër persona vdiqën pasditen e kësaj të premteje në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës në fshatin Drizë të Gramshit. Viktimat janë Arben Zogu, 46 vjeç, dy djemtë e tij Rubens Zogu, 19 vjeç dhe Esti Zogu, 14 vjeç, dhe kushëriri i tij Melis Zogu, 20 vjeç.

Ata ishin larguar rreth orës 15:00 nga shtëpia për t’u larë në liqen, por fatkeqësisht humbën jetën të katërt, raporton Klan TV.

Shefi i zjarrfikësit në Gramsh, në një prononcim për mediat ka thënë se viktimat nuk kanë ditur not dhe se kanë humbur jetën në tentativë për të shpëtuar njëri-tjetrin.

Sipas tij, ky liqen nuk është për t’u larë për ata që nuk dinë not, për shkak se është i gjithi i thellë dhe ka gropa.

“Ngjarja është shumë e rëndë. Babai me gjithë dy djemtë e vet kanë ardhur për t’u larë dhe kanë tërhequr njëri-tjetrin. Është mbytur i pari, ka vajtur për të ndihmuar i dyti. Të tre nuk kanë ditur not, dhe i katërti nuk ka ditur not dhe kanë mbytur njëri-tjetrin. Këtu fatkeqësisht ka pasur disa gropa që janë bërë në kohën e bërjes së HEC-it të Banjës dhe ato gropat janë të menjëhershme, këputen menjëherë. Dhe ata kur janë futur për t’u larë nuk e kanë ditur dhe kanë rënë direkt nëpër ato gropa dhe kështu kanë tërhequr njëri-tjetrin, kanë dashur ta ndihmojnë njëri-tjetrin…”, ka thënë ai.

I pyetur nëse kishte tabela informuese për këto gropa në këtë liqen, kreu i zjarrfikësit ka thënë: “Liqeni nuk është për tabela informuese, liqeni është i thellë i gjithë, dihet që nuk duhet të hyjnë njerëzit që nuk dinë not. Ata kanë hyrë… Faktikisht nuk lahen në liqen. Ne e patrullojmë, si shërbim zjarrfikës, edhe dje këtu kemi qenë, deri në darkë vonë se kemi një gomone që patrullojmë vazhdimisht, bëjmë edhe mësime treguese. Fatkeqësisht sot nuk erdhëm, qëlloi keq shumë keq, për ta dhe për familjet e tyre”.

Detajet e reja: Naimi këmbënguli që të vritej atë ditë, sepse Liridona do tregonte sekretet e tij

Disidenti.net

Burri i Shkurte Fejzës u godit nga një veturë, Policia jep detajet e fundit

Disidenti.net

Sistemi i Perëndimit së shpejti edhe në Kosovë, e kthen shishen, i merr paratë

Disidenti.net