Disidenti
Lajme

Tragjedi në Bullgari/ Aksidentohet minibusi me pasagjerë nga Kosova, ka viktima dhe të plagosur!

0Shares
Mëngjesi i sotëm ishte fatal për një 45-vjeçar nga Kosova. Ai vdiq në vend pas një aksidenti në autostradën Maritsa në Bullgari.

Ai po ngiste një minibus ku në të ishin edhe tre persona të tjerë, të cilët morën lëndime.

Njëri prej tyre u plagos rëndë dhe u vendos në Repartin e Neurokirurgjisë në Spitalin Haskovo, kurse dy të tjerët u ekzaminuan dhe u lanë për trajtim në shtëpi.

Aksidenti ndodhi në orën 4 të mëngjesit, saktësoi Ministria e Brendshme.

Minibusi me pasagjerët nga Kosova u rrotullua dhe arsyet ende nuk dihen, raporton Haskovo.

Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës: Nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, tash janë bërë edhe absurde

Disidenti.net

Dështon ekzekutimi i pagave për zyrtarët publikë – mjekët, mësimdhënësit, policët, zjarrfikësit, mbesin pa rroga

Disidenti.net

Aksion i Antidrogës në Pejë: Sekuestrohet mbi një ton drogë në vlerë të rreth 5 milionë euro

Disidenti.net