Disidenti
Lajme

Tmerrohet Vuçiq flet pa kontroll dhe i “turret” Kurtit, BE-së dhe Rada Trajkoviçit dhe konfirmon bojkotimin e Samitit në Tiranë

0Shares

Presidenti i Serbisë Vuçiq ka komentuar deklaratën e Kurtit për emërimin e Nenad Rashiç në postin e ministrit për komunitete, duke e quajtur Rada Trajkoviçin “llum serb nga fundi i burës“, ndërsa Kurtin e quajti “llum terrorist”, ndërsa emërimin e Rashiçit nga BE e quajti të turpshëm, ndërkohë që konfirmoi se nuk udhëton në Tiranë në Samitin e 6 dhjetorit BE-Ballkan, shkruan “Nova.rs”.

“Përzgjidhja e Rashiç që ka vetëm 1 për qind të votave dhe Rada Trajkovi që ishte në listën e tij tregon se ata duan përndjekje, dëbim dhe zhdukjen e serbëve nga Kosova. E tash të them edhe disa gjëra, para adresimit zyrtar dhe takimit me Varhej, nëse do ketë takim” tha ai.

Vuçiq shtoi se në pyetje është një raport kundër-serb që ka treguar NE dhe kjo çfarë ka bërë “llumi terrorist Kurti ka merituar gjykim”.

„Po hesht me muaj dhe vjet, po vuaj e duroj marrëzi nga të gjithë në rajon edhe botë. Ai llum terrorist është dashur të marr gjykimin e merituar nga BE. Natyrisht nuk e morri, morri dika që mbase askush nuk mund ta kuptoj. Dhe ashtu vazhdimisht sillen, jo vetëm se janë shkel normat e marrëveshjes së Brukselit, e drejta ndërkombëtare dhe por të gjitha normat demokratike “ tha ai.

Sipas tij, të gjitha këto janë në harmoni me interesat e një fuqie të madhe, të cilat dikush duhet të i bëj kundër serbëve.

“Kanë përzgjedh llumin më të keq serb nga fundi i burës, Rashiç dhe Rada Trajkoviç, nuk ka më të keq, që nuk kanë asnjë besim në Serbi, por kanë te Kurti dhe agjenturat perëndimore. Mendojnë se me këtë do të na frikësojnë . Nuk ka problem. Mund të shkatërroni presidentin e Serbisë, t organizoni protesta në Serbi, të më vrisni. Por për mua Kosova mbetet e shenjta më e madhe serbe, për mua Serbia është e shenjtë. Më mirë mos të isha, se të ju a dorëzoj në dorë, dhe nuk do ju a dorëzoj. Prandaj askush nga Serbia nuk do të jetë në Tiranë, e ju mirë ejani, udhëtoni me aeroplan, flisni marrëzira dhe trumbetoni, të gjithë ju nga Evropa dhe Ballkani perëndimor “ – tha ai.

 

Të shtëna me armë në fshatin Carallukë të Istogut, 21-vjeçari gjuan me armë të gjatë

Disidenti.net

Mos rrini pa nevojë në livadhe, pantollonat të futen në çorapë: Këshillat e IKShP-së kundër pickimit nga rriqrat

Disidenti.net

Kjo është drejtoresha bukuroshe e kryeqytetit që shkon në Prokurori – bënte jetë luksoze

Disidenti.net