Disidenti
Sport

Tifozi 100 vjeçar: Do ta jepja edhe pensionin tim që Interi ta eliminojë Milanin

0Shares

Është tifoz i flaktë i Interit.

100-vjeçari Enrico Vanzini, ka shprehur dëshirën e tij të madhe që ekipi i tij i zemrës ta eliminojë rivalin e përbetuar Milanin, në gjysmëfinalen e Champions League që do të zhvillohet nesër.

Madje, Vanzini tha se do ta jepte edhe pensionin e tij.

“I lutem zotit që ta përjetojë gëzimin e fitores së Interit. Do të bëja gjithçka për fitore. Do ta jepja edhe pensionin tim”, tha ai.

Fanellën e “Nerazzurëve” tifozi i veçantë e mori kur u shekullua.

Po ashtu vitin e kaluar ai kishte shkuar për herën e parë në “San Siro” për ta përcjell Interin.

Italiani thotë se dashuria për “zikaltërit” nisi qysh nga mosha shtatvjeçare.

Por, ai tha se kurrë nuk kishte pasur mundësi që të shkonte deri vitin e kaluar sepse nuk kishte para.

Tifozi kishte qenë pjesë e ushtrisë italiane gjatë luftës së dytë botërore shkruajnë mediat ndërkombëtare, përcjell Klankosova.tv

Për herë të parë bie nga kategoria/ Tifozët e Santos djegin qytetin, përplasen edhe me policinë

Disidenti.net

E pranon Gliha: Hysenin ma rekomandoi Qeqa Krelani

Disidenti.net

Plisat për ndeshjen Shqipëri-Ishujt Faroe: Nuk ka bileta – nuk ka problem dhe ne do të kthehemi përsëri

Disidenti.net
Disidenti

Tifozi 100 vjeçar: Do ta jepja edhe pensionin tim që Interi ta eliminojë Milanin