Besim Hoti, ish-kandidat për kryetar të Klinës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka bërë një status, ku ka hedhur akuza publike ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri.
Hoti, që dikur e udhëhoqi LDK-në në Klinë, e ka akuzuar të parin e Pejës për përçarje të LDK-së në Klinë.
“Gazmend Muhaxheri vazdon ta përçajë degën e LDK-së në Klinë! Kuvendet e fshehta nuk janë zgjidhje, as zgjedhje!” – shkroi shkurtimisth z. Hoti, duke postuar edhe një fotografi ku shihet Muhaxheri me disa aktivistë të LDK-së, përfshirë Arben Limanin, që raportohet të jetë i “preferuari” i Muhaxherit për kryetar të LDK-së.
Përditësim:
12:31: Lidhur me këto deklarata, Nacionale ka provuar të kontaktojë me kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxheri, për të marr një sqarim për akuzat ndaj tij, por telefoni i tij nuk ka qenë i çasshëm.