Disidenti
Lajme

Thaçi i reagon Kurtit për Asociacionin: Prej sonte kjo Qeveri s’ka legjitimitet të qeverisë me vendin

Analisti Jusuf Thaçi ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Albin Kurti, se në planin evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është edhe Asociacioni i Komunave me shumicë serbe.

Thaçi ka thënë se nga sonte kjo Qeveri nuk ka më legjitimitet që ta qeverisë vendin, sepse nuk përfaqëson më atë që ka proklamuar në zgjedhje.

“Bazuar në atë që deklaroi sonte kryeministri Kurti në RTK në lidhje me Zajdenicën/Asociacionin, që prej sonte kjo qeveri më nuk ka legjitimitet të qeverisë me vendin, sepse nuk përfaqëson më atë që e ka proklamuar në zgjedhje (edhe para zgjedhjeve) në lidhje me Zajdenicën, bile tashmë përfaqëson të kundërtën e asaj që ka premtuar në zgjedhje. Relativizimet janë të kota, Zajdenica është Zajdenicë, nuk mund të bëhet kurrë as e mirë e as e pranueshme. Shpresat për të bërë eskivazha gjatë zbatimit të Zajdenicës janë të kota”, ka shkruar Thaçi në Facebook./IndeksOnline/

Për shkak të pakënaqësive 40 zyrtarë dhanë dorëheqje

Disidenti.net

Parashikimi i motit për dy javët e ardhshme: Rrezik nga vërshimet apo përmbytjet e shpejta

Disidenti.net

Lutfi Haziri: Ndëshkime të reja do të ketë, amerikanët e mbajnë fjalën

Disidenti.net
Disidenti

Thaçi i reagon Kurtit për Asociacionin: Prej sonte kjo Qeveri s’ka legjitimitet të qeverisë me vendin